Teatri Kombëtar/Viktor Zhusti: Politika të tërhiqet dhe artistët të shtrëngojnë duart

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur Viktor Zhusti ka deklaruar se ajo çka është e nevojshme në situatën e krijuar lidhur me Teatrin, është qetësia dhe mirëkuptimi.

Sipas tij, deklaratat, peticionet, kërcënimet dhe intervistat janë benzinë e hedhur, në një zjarr që vetëm shkatërron.

Ndër të tjera në një postim në “Facebook”,  Zhusti ka shkruar:“Sikur palet politike, te cdo drejtimi, te terhiqen dhe presin, jam i bindur qe vete artistet, do dalin nga istikami, do hedhin armet qe kane drejtuar kunder njeri-tjetrit, do shtrijne e shtrengojne doren, pasi kane intelektin, qytetarine dhe e njohin gjuhen e nevojshme te mirkuptimit midis tyre”.

Mesazhi i plotë:

Pergjigjet flake per flake, grupimet ne: ata te Aleances dhe ata te Turbines, etiketimet “te shitur” per njeri-tjetrin, postimi i video-inervistave “ja cka thene dje filan ikone dhe ja c’ben sot”, jane kompromentuese, te sforcuara, te shtira dhe artificiale. Nuk ndihmojne askend, as vete ceshtjen. Ne kete situate, me shume se kurre, e nevojshme dhe e domosdoshme eshte qetesia dhe mirkuptimi. Vetem dialogu mund te sjelle zgjidhje te arsyeshme. Gjithcka tjeter: deklarata, peticione, intervista, kercenime, nga cdo pale qe te vijne, jane benzine e hedhur, ne nje zjarr qe vetem shkaterron.

Sikur palet politike, te cdo drejtimi, te terhiqen dhe presin, jam i bindur qe vete artistet, do dalin nga istikami, do hedhin armet qe kane drejtuar kunder njeri-tjetrit, do shtrijne e shtrengojne doren, pasi kane intelektin, qytetarine dhe e njohin gjuhen e nevojshme te mirkuptimit midis tyre. Le te fillojme nga dy momente qe jane emerues i perbashket: te dyja palet, e kane lidhur jeten dhe te ardhmen me ARTIN dhe po te dyja, jane te mendimit qe TEATRI KOMBETAR, meriton ngrehine dhe kushte bashkekohore. Gjendja e krijuar, adresimet dhe fjalori, nuk kane lidhje as me fisnikerine e Teatrit dhe as me qytetarine e artisteve.

Lexo edhe :  Plan për të luftuar ndotjen e ajrit? Tirana ndalon përdorimin e makinave çdo ditë

S’ka pse shperfytyrohemi. Ne “shfaqje” te tilla, audicionit eshte teper i vogel dhe i perkohshem e pas tyre, gjithkush do mbetet me nje shije te hidhur. Kemi humbur shume kohe, eshte e pafalshme, te humbasim dhe njeri-tjetrin. My mesazh eshte shprehje e trishtimit, kur shoh qorrsokakun ku kemi hyre apo n’a kane futur, neve qe punen cdo here e nisim kolektivisht rreth nje tavoline, ku nis te hedh e hapat e para shfaqja teatrale. Le te nisim pra edhe per kete aksion te ri, nga “puna ne tavoline”./Fjala.al/

Të fundit

Nëntor, të ardhurat tatimore bien për herë të parë në 4 vjet, bizneset po fitojnë më pak

Grumbullimi i të ardhurave buxhetore pati një ecuri pozitive përgjatë vitit 2024. Në të gjithë periudhën 11 mujore 2024...

BSH: Shiten 8,66 miliardë lekë bono thesari

Banka e Shqipërisë (BSH) bën të ditur se në ankandin që u zhvillua javën e fundit të dhjetorit 2024, u shitën 8,66 miliardë lekë...

Ermal Hoxha paraqitet në SPAK

Ermal Hoxha është paraqitur ne SPAK të hënën në mesditë Nipi i ish-diktatorit ka qenë i dënuar për laboratorin e Xibrakës Dosja Xibraka është rihapur në...

Përmbytje masive në Arabinë Saudite

Arabia Saudite po përjeton shira të rrëmbyeshëm të paprecedentë dhe përmbytje të rënda që përfshinë rrugët dhe lagjet në disa qytete në mbarë mbretërinë. Dje,...

Virusi kinez HMPV i afrohet Shqipërisë/ Shënohet rasti i parë në Greqi

Rasti i parë i virusit respirator HMPV, u regjistrua zyrtarisht në Greqi, në Selanik, përhapja e të cilit po shkakton shqetësime për një krizë...

Lajme të tjera

Web TV