Çfarë është infarkti i stomakut, sëmundja e rrezikshme që pak e njohin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çfarë është infarkti i stomakut?

Ky lloj infarkti ndodh kur qarkullimi i gjakut në një pjesë të zorrëve bllokohet. Kjo mungesë e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese çon në vdekjen e indeve të zorrëve – një proces i quajtur nekrozë. Në format akute, infarkti ndodh shpejt dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, përndryshe mund të ketë një fund tragjik. Sëmundja prek kryesisht njerëzit e moshuar, veçanërisht ata që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare si presioni i lartë i gjakut, fibrilacioni atrial ose ateroskleroza. Për këtë arsye, infarkti i zorrëve shpesh anashkalohet ose ngatërrohet me probleme të tjera më të lehta të tretjes.

Simptoma që nuk duhen anashkaluar

Shenjat e infarktit të stomakut mund të shfaqen papritur. Në shumicën e rasteve, simptoma e parë është dhimbje e fortë, difuze e barkut, e cila zakonisht shfaqet pas ngrënies. Manifestime të tjera të zakonshme përfshijnë të vjella, fryrje ose çrregullime të tranzitit të zorrëve – diarre apo kapsllëk. Në raste të rënda, mund të ketë gjak në jashtëqitje, ethe dhe humbje të shpejtë të peshës. Në format kronike, simptomat zhvillohen ngadalë, por çojnë në humbje të rënda në peshë, dehidrim dhe kequshqyerje. Pacientët madje mund të përfundojnë duke shmangur ushqimin nga frika e dhimbjes pas ngrënies.

Diagnostifikimi i vështirë, rrezik i lartë i komplikacioneve

Ishemia mezenterike është një urgjencë mjekësore që është e vështirë të diagnostikohet në fazat fillestare. Shumë simptoma mund të ngatërrohen me ato të kushteve të tjera të tretjes, gjë që vonon trajtimin dhe rrit rrezikun e komplikacioneve fatale./E.Ç

Të fundit

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Lajme të tjera

Web TV