Topalli:PS manipuloi votat e diasporës,shifra që nuk i arrin as inteligjenca artificiale!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka bërë një postim në rrjete sociale, përmes të cilit akuzon Partinë Socialiste për manipulim të votave të diasporës.

Topalli shkruan se rezultati që PS mori në zgjedhjet e 11 Majit nga vota e diasporës, është një rezultat që sipas saj “turpëron edhe Putinin”.

“Putini i arrin zakonisht me 75-80%, por e lë ca vend për “demokraci të kontrolluar”, shkruan Topalli.

Kujtojmë se numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore  përfundoi mbrëmjen e sotme për 12 qarqet e vendit.

Nga numërimi total i votave rezulton se Partia Socialiste kryeson me 121,815 vota, ose 61.11%.

PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet e dyta me 46,954 vota, ose 23,56%. /e.s

Screenshot_20

Postimi i plotë

“Kjo është vetëm një nga minierat e fletëve të diasporës, ku pushteti gdhend 90%. Në vitin 2025, një rezultat i tillë ndodh vetëm në Korenë e Veriut. Është rezultat që turpëron edhe Putinin.

Putini i arrin zakonisht me 75-80%, por e lë ca vend për “demokraci të kontrolluar.

Këtë rezultat nuk e arrin as inteligjenca artificiale me algoritëm manipulimi maksimal”


View this post on Instagram

Të fundit

Shtëpia e fëmijërisë së Papës del në shitje me çmim 250,000$

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një...

Shiu i së premtes në Tiranë sëmurë Melonin, kryeministrja anulon gjithçka për dy ditë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është bërë virale në rrjetet sociale gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë, ku...

Tentoi të ndalonte një mjet të rëndë, humb jetën punëtori shqiptar në Itali

Një punonjës shqiptar 56-vjeçar i një kompanie të angazhuar në aktivitete në emër të Hekurudhave Shtetërore Italiane vdiq këtë mëngjes, të hënën më 19 maj, në...

“Kjo nuk është lufta jonë”, Vance: Putin nuk ka strategji për të dalë nga lufta

Nëse Vladimir Putin nuk bindet për një armëpushim me Ukrainën, SHBA zotohet se do të largohet nga negociatat. Këtë fakt e ka bërë të ditur...

11 maji, kush janë kandidatët që kërkojnë pamjet filmike në KQZ

Mbi 15 kandidatë për deputetë në listë të hapur kanë kërkuar nga KQZ pamjet filmike të numërimit të votave. Kryesisht janë emra nga PS dhe...

Lajme të tjera

Web TV