KE publikon raportin e pranverës: Ekonomia shqiptare rritet me 3.6% këtë vit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e pranverës për periudhën 2025–2026, ku parashikon një ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike në Shqipëri. Sipas projeksioneve të raportit, ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.6% në vitin 2025 dhe me 3.5% në vitin 2026.

Ky ngadalësim lidhet kryesisht me përfundimin e efektit të reformës së pagave në sektorin publik, që në vitet e fundit ka nxitur ndjeshëm konsumin dhe rritjen ekonomike. Po ashtu, edhe vrulli i turizmit, një nga motorët kryesorë të ekonomisë, pritet të zbutet, pas rritjeve vizitorëve që janë regjistruar kohët e fundit.

“Për periudhën 2025–2026, rritja e PBB-së parashikohet të moderohet në krahasim me vitet e mëparshme, por të mbetet solide. Rritja e konsumit publik pritet të ngadalësohet me shuarjen e efektit të reformës së pagave, ndërsa konsumi privat pritet të mbetet i fortë, i mbështetur nga rritja reale e pagave dhe përmirësimet në tregun e punës. Investimet do të rriten falë kushteve të favorshme financiare dhe zbatimit të Agjendës së Reformës nën kuadrin e Mekanizmit të Rritjes dhe Reformave të BE-së.”, thuhet në raport.

Pavarësisht këtij ngadalësimi, raporti sjell edhe vlerësime pozitive për indikatorë të tjerë makroekonomikë. Inflacioni, i cili ra ndjeshëm në vitin 2024, pritet të stabilizohet dhe të rikthehet në objektivin 3% gjatë vitit të ardhshëm. Ndërkohë, borxhi publik dhe deficiti buxhetor do të vijojnë prirjen zbritëse, me borxhin që do të ulet gradualisht falë rritjes nominale të PBB-së dhe ruajtjes së suficitit primar.

Komisioni nënvizon se, ndonëse rritja ekonomike do të mbetet solide, Shqipëria përballet me rreziqe të jashtme dhe të brendshme, përfshirë emigracionin, mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe pasiguritë globale që mund të ndikojnë te investimet e huaja./e.s

Të fundit

Berisha duhej të jepte dorëheqjen! Nëse s’ka reflektim, PD do kthehet në parti familjare!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, në një intervistë për Report Tv, ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare të...

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren

Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca gjyqësore për vrasjen e të miturit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari...

Sali Llumi!

Edison Ypi Sali Llumi dhe dhëndrri budalla nuk lënë rast pa dëshmuar çfarë fundërrinash janë. Gjithë jetën, unë, vëllai im, dhe miqtë tanë, mendjen e kemi...

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Veliaj i shpreh ngushëllimet familjes: Mik i vyer!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshë 58-vjeçare të ish-kreut të kadastrës Artan Lame. Përmes një postimi në...

Skema, si funksiononte grupi i Adi Çobës!/ ‘Bisha’ udhëzonte me SkyECC nga Durrësi!

Një megaoperacion mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane çuan në goditjen e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës. Në total u lëshuan 52...

Lajme të tjera

Web TV