Prifti Kristaq Viso, i cili mesditën e sotme u rrëzua nga çatia e Kishës në Korçë është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Burimet për mediat bëjnë me dije se 63-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup, e për këtë arsye kryepeshkopi i gjithë shqiptarëve Joan Pelushi ka kërkuar transferimin e menjëhershëm me helikopter drejt kryqytetit.
Gjithashtu, mësohet se gjendja e tij është rënduar për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë në kokë.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, ku prifti Viso teksa ishte duke rregulluar çatinë e kishës ku shërbente, aksidentalisht u rrëzua. Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë. m.p.