“Kjo nuk është lufta jonë”, Vance: Putin nuk ka strategji për të dalë nga lufta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse Vladimir Putin nuk bindet për një armëpushim me Ukrainën, SHBA zotohet se do të largohet nga negociatat.

Këtë fakt e ka bërë të ditur Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, nga bordi i aeroplanit presidencial. Vance theksoi se Putin nuk ka një strategji për të dalë nga lufta.

“Nëse Rusia nuk është e gatshme të angazhohet, ne në fund të fundit duhet të themi: ‘Kjo nuk është lufta jonë. E kuptojmë që ka një farë bllokimi. Dhe mendoj se presidenti do t’i thotë Presidentit rus Vladimir Putin: ‘Dëgjo, a je serioz? A po thua të vërtetën për këtë?’. Unë vetë sapo fola me Donald Trump. Mendoj se Presidenti Putin nuk e di saktësisht se si të dalë nga kjo luftë.

Ai e ka “transformuar të gjithë ekonominë e tij” për luftë, me ish-uzina civile që tani “prodhojnë municion për tanke, artileri dhe dronë”. Lufta ka vazhduar prej “disa vitesh”, duke treguar “mosbesimin themelor midis Rusisë dhe Perëndimit, një nga gjërat që presidenti mendon se është budallallëk dhe që ne duhet ta kapërcejmë. Por duhen dy veta për të kërcyer tango”. “Shikoni, ka shumë përfitime ekonomike nga shkrirja e marrëdhënieve midis Rusisë dhe pjesës tjetër të botës”, tha ai. m.p.

Të fundit

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, ministri Hasani: Shqipëria është në anën e lirisë

Ditën e sotme u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar...

“Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve”. Flet njeriu që heshti Beogradin para 38 vitesh

Marrëdhënia dhe historia sportive futbollistike e Shqipërisë dhe Serbisë njeh pak kontakte, shumë tension por edhe shumë gëzim dhe sukses në fakt. Brezat e rinj...

Vazhdimi i Kuvendit pas zgjedhjeve është një marrëzi shqiptare! Ju tregoj pse

ERVIS ILJAZAJ - Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi nuk mund të shqyrtojë projektligje të reja 60 ditë përpara përfundimit të mandatit të tij....

Lajme të tjera

Web TV