Spekulimi politik me votat e shqiptarëve nga Greqia, lakmus i sovranitetit të opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli Pata

Mazokizmi dhe sjellja më e rëndë politike, por edhe në logjikën juridike të eksponentëve të Partisë Demokratike mbi votat e shqiptarëve me banim në Greqi ka qenë e pashembullt.

Në fillim, që në ditën e parë, Flamur Noka, numri dy i partisë vendosi që ato vota të mos numërhen me të tjerat, e Ilirjan Celibashi i tha lepe, ehe pse një vendim i KAS e detyroi të zbatoi ligjin, pastaj patëm qëndrimin e eksponentëve politik për të mos njohur votën e shqiptarëve me banim në Greqi.

E gjithë ky qëndrim politik, është së pari një shkelje e Kodit Zgjedhor, së dyti mazokizëm politik, pastaj për aspektin penal ja vlen të flitet kur gjakrat të jenë më të qeta.

Në logjikën më normale, por edhe juridike, votat që vijnë nga të gjitha anët e vendit, në fillim numërohen, bëhet vendosja e tyre në tabelë, materialet zgjedhore që përbëjnë atë votë, që në rastin e votës së diasporës janë zarfat dhe dokumentet shoqëruese të tij, ruhen veçanërisht.

Kur të mbyllet i gjithë ky proces, të gjithë subjeket politike, qytetare, mediatike apo ehe individë të veçantë kanë të gjitha rrugët sipas Kodit Zgjedhor, ati Penal dhe Kodit të Procedurës penale për të kërkuar të drejtat e tyre juridike.

Por duket se qëndrimi i PD-së ka qenë politik që në fillim, i ndikuar pikërisht nga rrugë jashtë sovranitetit politik të vetë PD-së por edhe të vendit. Dilema në këtë rast është se kemi të bëjmë me Athinën zyrtare apo qarqe të caktuara politike greke?

Fredi Beleri që është një aleat i PD-së dhe për pasojë të aleancës së PD-së me Athinën u bë eurodeputet i Nea Demokratia, nuk se foli për vtën e shqiptarëve të Greqisë. Ai kërkoi largimin e Sali Berishës. Vetëm se motivi i kësaj kërkesë është paksa jo i qartë. E këkoi sepse klani grek i opozitës që është i rëndësishëm shumë në SHBA kërkon të marrë PD-në, apo se i dha një sinjal për votën e shqiptarëve të Greqisë.

Lexo edhe :  Takimi në 1978 me Kadri Hazbiun në Luaras- Si e shpëtoi babanë tim nga verbimi

Qoftë si qoftë, në fillim, votat e Greqisë duhet numëruar, sepse kemi të bëjmë me një drejtë kushtetuese dhe themeltare. Pastaj nëse PD nuk e njeh voën e shqiptaret të Athinës, por e pranon atë të shqiptaret të Brescia-s për shembull këtu nuk ka asnjë lidhje logjike.

Megjithatë logjike në PD ka kohë që nuk ka, se ka një rëndësi relevante kur thoshte presidenti Bamir Topi. Ama numërimi i të gjitha votave një më një është detyrë kushtetuese, ndryshe kthehet në çështje penale, madje e pastër fare./e.t

Të fundit

Befasia e zgjedhjeve në qarkun Tiranë: Më uruan për ditëlindje, ca të tjerë për mandatin

Nga zgjedhjet e 11 Majit, Partia Mundësia doli me dy mandate. Mbi 49 mijë shqiptarë në rang vendi i...

“Jeta jonë është një shfaqje”, Nicole Kidman refuzon idenë e një filmi me bashkëshortin!

Nicole Kidman nuk ka plane të bashkëpunojë me bashkëshortin e saj Keith Urban në ekranin televiziv. Kur u pyet nëse dyshja do të bënin...

Prizren, akuzohet për përdhosje të Kuranit, nisin hetimet për të dyshuarin

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të martën kundër një të dyshuari, i cili akuzohet për nxitje të përçarjes për shkak se kishte...

10 arsye pse qentë janë të mirë për shëndetin tuaj

Qentë tanë mund të na bëjnë të ndihemi më mirë. Ato zvogëlojnë stresin, diagnostikojnë sëmundjet dhe na mbajnë të shëndetshëm. Ja 10 përfitime që...

Starmer dënon bllokadën në Gaza: Niveli i vuajtjes është i papranueshëm

Lideri i Laburistëve dhe kryeministri i Britanisës së Madhe, Sir Keir Starmer, ka kritikuar qasjen e Izraelit ndaj Gazës gjatë një fjalimi në Dhomën...

Lajme të tjera

Web TV