Marrëveshja historike, BE dhe Londra afrohen sërish pas divorcit të bujshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britania e madhe dhe Bashkimit Europian u dakordësuan për riformatimin më të rëndësishëm të lidhjeve tregtare dhe të mbrojtjes qe prej Brexit, pasi ardhja në pushtet e presidentit Trump ka përmbysur rendin global duke detyruar palët të afrohen pas divorcit të bujshëm.

Gati 9 vite pasi votoi për t’u shkëputur nga blloku, Britania, një peshë e rëndë në fushën e mbrojtjes, do të marrë pjesë në prokurimin e përbashkët të projekteve. Palët u dakordësuan gjithashtu ta bëjnë më të lehtë për ushqimet dhe vizitorët britanikë të hyjnë në vendet e BE, dhe nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme për të drejtat e peshkimit. Teksa priti në Londër krerët e bllokut, kryeministri Stermer e cilësoi marrëveshjen si një fitore për të dyja palët.

“Ky është samiti i parë i Mbretërisë së Bashkuar me BE-në. Ai shënon një epokë të re në marrëdhënien tonë dhe kjo marrëveshje është një fitore për të dyja palët. Ajo ofron atë për të cilën votoi publiku britanik vitin e kaluar. Na jep qasje të paprecedentë në tregun e BE-së, më të mirën e çdo vendi jashtë BE-së ose EFTA-s, ndërkohë që i përmbahemi vijave të kuqe në manifestin tonë për mos ribashkimin me tregun e vetëm, bashkimin doganor dhe moskthimin në lirinë e lëvizjes”, tha Starmer.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen dhe kreu i Këshillit Europian, Antonio Costa e cilësuan këtë si një moment historik.

“Marrëveshja që arritëm sot shënon jo vetëm progres por një kapitull të ri mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian; nisjen e një partneriteti të ripërtërirë dhe të forcuar strategjik”, tha Costa.

Sipas marrëveshjes, pushuesit britanik do të lejohen të përdorin portat e identifikimit teknologjik të fytyrës kur të udhëtojnë rreth BE, diçka që sipas Starmer do t’i japë fund radhëve të gjatë në pikë kalimet kufitare.

Lexo edhe :  Nënë e bir diplomojnë në të njëjtën ditë!

Sa i përket të drejtave të peshkimit, ujdia do të lejojë vijimin e status quo-së aktuale, duke i vënë anijeve te BE akses vazhdueshëm në ujërat britanike deri në 2028.

Në këmbim, Londra do të përfitojë reduktim të kontrolleve ndaj ushqimeve dhe pijeve që tregton në bllok duke ja bërë më të lehtë produkteve vendase, si salsiçet dhe mishit të shiten në BE.

Ndërkohë një marrëveshje e re për mbrojtjen dhe sigurinë i hap rrugën Londrës të ketë qasje ndaj fondit prej 150 miliardë paundësh të BE që ofron kredi për projekte të mbrojtjes. m.p.

Të fundit

Shembet çatia e kullës 650-vjeçare në Kinë, turistët vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

Vizitorët e një vendi turistik shekullor në Kinën lindore u detyruan të nxitonin pasi qindra tjegulla çatie u shkëputën...

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë, Roven Zeka. Zbutet masa në arrest...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa...

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Igli Tare pritet të bëhet zyrtarisht “djall”, por në Itali nuk kanë asnjë dyshim për këtë pjesë, thjesht është kohë, me ish futbollistin e...

Lajme të tjera

Web TV