Pamje nga vendngjarja, Ermir Dedja u qëllua me breshëri plumbash nga persona të maskuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këto janë pamjet nga vendi ku u ekzekutua me armë zjarri 29-vjeçari Ermir Dedja, i cili u qëlluar me automatik në lagjen nr.18 të qytetit të Durrësit pak pas mesnatës së të hënës (20 Maj).

Siç shihet nga pamjet, vetrata e xhamit të një qendre shëndetësore në vendngjarje është bërë copash nga plumbat.

Raportohet se 29-vjeçari sapo kishte zbritur nga automjeti i tij tip BMW dhe ndodhej në trotuar kur u qëllua për vdekje.

I riu me precedentë penalë është dërguar në spitalin rajonal që Durrësit, që ndodhet afër vendit të ngjarjes, por ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Të shtënat me armë zjarri kanë alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar uniformat blu.

Ermir Dedja raportohet se ishte banor i lagjes ku ndodhi edhe krimi, ndërsa ishte i skeduar nga policia.

Mësohet se Ermir Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve, ndërkohë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur ngjarjen.

“Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia./e.s

Të fundit

Banorët e Jalës kundërshtojnë policinë, refuzojnë ndërhyrjen e IKMT

Banorët e zonës bregdetare të Jalës kanë kundërshtuar sot ndërhyrjen e forcave të IKMT-së dhe Policisë së Shtetit, të...

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë nuk po zhvillohet vetëm në frontin tokësor, por edhe në hapësirën ajrore, ku të dyja palët po synojnë objektiva...

Alesia Balliu: Berisha të japë dorëheqjen! Do garoj për kryetare e PD

Sali Berisha duhet të dorëhiqet nga Partia Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve, duke respektuar statutin e partisë dhe bashkë me të edhe Flamur Noka...

Vetëplagosje me armë gjahu në Shkodër, përfundon në spital 57-vjeçari

Një 57-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me një armë gjahu të cilën e kishte me leje. Ngjarja ka ndodhur në njësinë administrative Postribë në Shkodër....

Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetojë SPAK kurrë s’do gjejë një shkelje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas vendimit për zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj Ilir Metës, duke e...

Lajme të tjera

Web TV