U vra teksa ishte live në TikTok, Valeria Márquez u tradhtua nga shoqja e ngushtë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja brutale e influencueses meksikane, Valeria Márquez, gjatë një transmetimi live në TikTok më 13 maj në sallonin e saj të bukurisë në Zapopan, Jalisco, ka tronditur rrjetet sociale dhe opinionin publik.

Por zhvillimet e fundit po e shtyjnë hetimin në një drejtim edhe më të errët: tradhti nga një shoqe e ngushtë.

Sipas medias argjentinase La Derecha Diario, një video e re mund të konfirmojë se Valeria u tradhtua nga një mikeshë e saj, e cila ndodhej me të në momentin e sulmit. Kjo shoqe tashmë po hetohet si bashkëpunëtore në atentat, duke ngritur dyshime të forta se ajo mund të ketë ndihmuar autorët, ose të ketë pasur dijeni për sulmin që do të ndodhte.

Valeria, vetëm 23 vjeç, ishte një emër i njohur në rrjetet sociale, ndërsa momenti i vrasjes së saj u bë viral në të gjithë botën. E shoqëruar nga një vajzë që konsiderohej si një nga mikeshat e saj më të afërta, ajo u qëllua për vdekje në mes të sallonit të saj.

Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi përfshirjen e shoqes, por lajmi ka nxitur reagime të ashpra nga ndjekësit dhe komuniteti online, që tani kërkojnë drejtësi dhe transparencë.

Ngjarja mbetet në hetim të plotë, por nëse dyshimet konfirmohen, kjo do të ishte një nga rastet më tronditëse të tradhtisë mes mikeshash të afërta në rrjetin influencer./e.s

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV