Shtetet “kampion” për punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Në Evropë, finlandezët punojnë më shumë nga shtëpia. Por mesatarja gjermane është gjithashtu e lartë në krahasimin global.

Puna nga shtëpia është mjaft e popullarizuar në Gjermani. Në këtë vend, njerëzit mesatarisht punojnë nga shtëpia veçanërisht shpesh krahasuat me vendet e tjera. Këtë e tregon një analizë e re e Institutit të Ekonomisë, ifo mes punonjësve që kanë përfunduar universitetin në 40 vende.

Sipas saj, njerëzit në Gjermani punojnë nga shtëpia mesatarisht 1.6 ditë në javë. Kurse mesatarja globale është 1.2 ditë në javë e punës me kohë të plotë të paktën gjashtë orë në ditë. “Pavarësisht shembujve të spikatur të kompanive që rikthejnë punonjësit e tyre në zyrë, rezultatet tona tregojnë se ruajtja e trenidt të punës nga shtëpia ka qenë e qëndrueshme në botë që nga viti 2023,” thotë studiuesi i ifo, Mathias Dolls.

Prindërit preferojnë punën nga shtëpia nëse munden

Në Evropë, vetëm Finlanda ka një përqindje më të lartë të akademikëve që punojnë nga shtëpia (mesatarisht 1.7 ditë në javë). Kurse në mbarë botën puna nga shtëpia ësht mjaft e përhapur në Kanada (1.9 ditë) dhe Mbretërinë e Bashkuar (1.8 ditë). Në SHBA dhe Indi, njerëzit gjithashtu punojnë nga shtëpia rreth 1.6 ditë në javë. Puna nga shtëpia është më pak e përhapur në Korenë e Jugut (0,5 ditë), Kinë dhe Greqi (0,6 ditë secila).

Kurse nga kategoritë e punonjësve, ata me fëmijë të vegjël ka më shumë gjasa të ndajnë javën e tyre të punës midis “zyrës së shtëpisë” dhe vendit të punës tek punëdhënësi. Ata pa fëmijë kanë më shumë gjasa të punojnë ose plotësisht nga distanca ose plotësisht në vend. Pothuajse në të gjitha vendet tendena e punës shtëpiake është e ngjashme për burrat dhe gratë. Kurse dëshira për të punuar nga shtëpia është më e theksuar te gratë me fëmijë sesa tek gratë pa fëmijë./E.Ç

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV