83 mandatet e PS: Braçe shkëlqen në diasporë, Gonxhe në Tiranë. Ministrat…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në zgjedhjet e 11 majit, PS arriti të fitojë 83 mandate, duke i dhënë mundësi Edi Ramës të qeverisë vendin edhe për 4 vite të tjera.

Kryetari i PS do të ulet në Kuvendin e ri në shtator me një grup parlamentar më të fortë, zyrtarisht vetëm një votë larg shumicës së cilësuar. Nga mazhoranca, 29 socialistë rinovuan kontratën e deputetit ndërsa 54 të tjerë do të ulen për herë të parë në sallën e përfaqësimit të vullnetit popullor.

Përveçse fitoi mandatin e katërt, Rama siguroi edhe 16 nga 17 ministrat e kabinetit qeveritar aktual, duke u dhënë një mandat deputeti të gjithë anëtarëve të ekzekutivit që ishin pjesë e listave.

13 prej tyre ishin në zonën e mbrojtur ndërsa vetëm 3 luftuan brenda llojit në betejën e Tiranës, Blendi Gonxhja, Ervin Hoxha dhe Anila Denaj. 37 socialistët që fituan garën në listën e hapur, kishin edhe një betejë personale për të kapur kuotat më të larta në renditjen e votës preferenciale.

Në top 10 e më të votuarve të PS, bien në sy kryesisht emra të rinj, si Sara Mile e Ceno Klosi, apo Arkend Balla që hyri në Parlament vetëm pak muaj më parë pas largimeve nga lista e PS.

Dallojnë edhe dy deputetë veteranë si Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj. Senatori Braçe, edhe pse pak kohë në njësinë 5 në Tiranë, arriti të zinte vendin e dytë, ndërsa në diasporë tregoi që ishte më i votuari ndër të majtët.

Ministri i Ramës, Blendi Gonxhja mori numrin më të lartë të votave, ndërsa drejtuesi i Ministrisë së Brendshme u pozicionua në vendin e katërt. Nga ana tjetër, 21 deputetë socialistë nga grupi aktual, ndonëse ishin pjesë e listave nuk arritën t’i mbijetonin garës së brendshme.

Lexo edhe :  Votat e Greqisë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Votat e 11 majit larguan nga mazhoranca parlamentare emra të njohur të PS që nga Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Xhemaj Qefalia, Ermonela Felaj apo Blerina Gjylameti.

Në fund të procesit të pakënaqurit tentuan të ngrinin zërin për vjedhjen e votës nga kolegët e partisë, por një “këshillë” paralajmëruese e Kryetarit shuajti çdo zë kritik brenda selisë rozë. m.p.

Të fundit

Dosja e Sterilizmit, Beqaj kërkon pafajësi:I referohen çështjes si “Beqaj dhe të tjerët”

Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës për dosjen “Sterilizimi” me të pandehur dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir...

Përplasi dje motorin me makinë, e pëson 36 vjeçari në Korçë

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e djeshme në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Si pasojë...

Kush është ish-punonjësi i policisë që akuzohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal

Altin Morina është njëri nga dy ish-punonjësit e policisë që është shenjëstruar nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane në kuadër të operacionit të përbashkët...

Reshjet e shiut “mbulojnë” gjithë vendin, anulohen lundrimet në Vlorë

Moti i përkeqësuar ditën e sotme ka bërë që në qytetin bregdetar të Vlorës të ndalohen lundrimet për disa mjete. Sipas njoftimit bëhet me dije...

“Prezantonin ata që s’kanë idenë”, Roza Lati kunjë Top Channel-it?

Moderatorja e njohur Roza Lati përmes platformës "Instagram" ka treguar në lidhje me mungesën e saj në televizion. Në përgjigjet e saj, ish-banorja e "BBVA...

Lajme të tjera

Web TV