Maduro: Mafia shqiptare po përpiqet të dëmtojë zgjedhjet në Venezuelë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka hedhur akuza të rënda ndaj një strukture të krimit të organizuar me origjinë shqiptare që, sipas tij, vepron në Ekuador.

Në një deklaratë publike me tone të forta, Maduro ka pretenduar se kjo “mafi shqiptare” ka rekrutuar mercenarë për të kryer atentate terroriste në Venezuelë, pikërisht më 25 maj, ditën e zgjedhjeve presidenciale.

“Janë terroristë! Mafia shqiptare që sundon Ekuadorin ka dërguar njerëzit e saj për të vendosur eksplozivë këtu në Venezuelë”, tha Maduro në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Ai deklaroi se disa prej mercenarëve tashmë janë arrestuar dhe se pas tyre qëndrojnë figura të njohura ndërkombëtare, si Erik Prince – themeluesi i kompanisë famëkeqe ushtarake private Blackwater.

Akuzat e Presidentit venezuelian janë në vijim të një deklarate të mëhershme nga Ministri i Brendshëm, Diosdado Cabello, i cili konfirmoi ndalimin e 38 personave që dyshohet se po planifikonin sulme për të penguar procesin zgjedhor. Sipas tij, 17 prej tyre janë shtetas të huaj.

Sipas transkriptit zyrtar të shpërndarë nga Presidenca e Venezuelës, Maduro ka deklaruar:

“Përballë kërcënimeve të reja: votoni PO, jo plumbat! Ne kemi çmontuar një komplot të rrezikshëm që kishte si synim destabilizimin e vendit përmes dhunës, dhe pas tij qëndron mafia shqiptare, presidenti ekuadorian Daniel Noboa dhe amerikanët e lidhur me strukturat paramilitare”.

Në konferencë ishin të pranishëm edhe Zëvendëspresidentja Delcy Rodriguez dhe Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino Lopez, së bashku me zyrtarë të tjerë të sigurisë kombëtare, raportohet në mediat ndërkombëtare.

“Ky është një ekip që garanton paqe dhe siguri. Populli ynë ka të drejtën kushtetuese për të zgjedhur në qetësi. Ne do ta mbrojmë atë me çdo mjet”, theksoi Maduro duke nënvizuar rëndësinë e zgjedhjeve të 25 majit. m.p.

Të fundit

Jennifer Lawrence: Të bëhesh nënë është brutale dhe e mrekullueshme në të njëjtën kohë!

Jennifer Lawrence rikthehet në qendër të vëmendjes në Festivalin e Filmit në Kanë me filmin e saj të ri...

Europiani U17 në Shqipëri, Presidenti i UEFA-s dhe Duka vlerësojnë organizimin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, kanë folur për faqen zyrtare të UEFA-s në lidhje me Kampionatin...

Pako me kokainë të fshehura në dollap, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë përkatësisht të moshave 38 vjeçe dhe 25 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë italiane të akuzuar për posedim të lëndëve narkotike...

Sonte finalja e Europa League, Tottenham përballë Man. United për të shpëtuar fytyrën

Sot në mbrëmje Europa League do të shpall kampionen e saj. Një derbi anglez mes Tottenham dhe Manchester Unitedin me synimin për të...

Vjosa Osmani, vizitë zyrtare në Zvicër, përkujton veprën e Ahtisaarit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë zyrtare në Zvicër, ku është pritur me nderime shtetërore nga Presidentja e Konfederatës...

Lajme të tjera

Web TV