Pse PD është e vetmja opozitë që “i kanë vjedhur” votat?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

MERO BAZE – Agron Shehaj, kur u pyet nëse iu vodhën votat, dha një përgjigje logjike dhe të vërtetë. Tha se fushata ishte e pabarabartë, por partisë së tij nuk i vodhi askush asnjë votë. Ndërkohë, nuk kemi dëgjuar as nga partitë e tjera të vogla – si Nisma “Shqipëria Bëhet” apo Lëvizja Bashkë – ndonjë ankesë për vjedhje votash. Partia e Tomës jo e jo, se është çështje burrnie…

Vetëm Sali Berisha është duke u ankuar se i kanë vjedhur votat.

Paradoksi është se gjatë gjithë fushatës, ai ishte jo vetëm garant i votës, por edhe kërcënues: kushdo që prekte një votë, do merrte “përgjigjen e merituar”.

Po si ka mundësi që këta “kriminelë elektoralë” hipotetikë paskan lënë pa prekur rreth 180 mijë votat e partive të vogla – që nuk kanë as komisionerë, as numërues, as strukturë – dhe paskan vjedhur pikërisht Sali Berishën, që i ka të gjitha: komisionerë, numërues, para, retorikë force?
Përgjigjja është e qartë për këdo që njeh procesin zgjedhor.

Ajo që thotë Agron Shehaj është e saktë. Fushata për partitë e vogla është e pabarabartë, sepse të mëdhenjtë kontrollojnë infrastrukturën zgjedhore. Qeveria ka gjithashtu një avantazh të lehtë për shkak të votës së administratës publike – që në pjesën më të madhe votojnë për pushtetin, përveç rasteve kur fryn era e ndryshimit.

Por procesi i numërimit nuk ka pasur asnjë problem serioz prej vitesh. Regjistrimi me kamera i votimit dhe numërimit e ka zhdukur rrezikun e vjedhjes së votës.

Nga ana tjetër: si ka mundësi që nuk janë “shitur” votuesit e rinj të partive të reja – pa histori politike – dhe paskan qenë të “shitur” pikërisht demokratët e Berishës, ata që janë gati të “vdesin për të”? Partitë e reja kanë marrë afro 180 mijë vota, dhe asnjëra nuk ankohet për vjedhje. Kurse demokratët e Berishës, që mbahen si më trima e më parimorë, na qenkan manipuluar?

Lexo edhe :  Konflikt i dhunshëm në mes të Tiranës, qytetari i merr armën policit dhe tenton të...

Këto justifikime qesharake të Berishës rrëzohen edhe nga vetë votimet brenda listës së PD-së. Si ka mundësi që “populli demokrat” voton emra që Berisha nuk i do? Lista e

Tiranës është një shembull i qartë. Në listën e hapur të vetë Berishës, çdo demokrat ka zgjedhur fiks njerëzit që e dinë të gjithë se ai nuk i do. Dhe këta, sipas tij, i ka komanduar Rama?

Me logjikën e Berishës “kriminelët” zgjedhin të mos prekin votat e Endri Shabanit, Agron Shehajt apo Arlind Qorit, por përqendrohen të manipulojnë votat e Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Albana Vokshit?

Sipas tij, votuesit e Shehajt, Qorit apo Lapajt – edhe pse votojnë për herë të parë për ta – nuk shiten. Por ata që kanë votuar për Berishën prej 34 vitesh, janë shitës të votës?

Dhe më keq akoma, edhe brenda listës së PD-së, “kriminelët” qenkan përqendruar të votojnë kundër Berishës, jo për kandidaturat e tij.

Ky absurd ndodh vetëm në një parti ku njerëzit i kanë thënë lamtumirë logjikës dhe përsërisin verbërisht çdo mendim që del nga një mendje e bllokuar si ajo e Sali Berishës.

Fatkeqësia e tij dhe fatmirësia e vendit është se ai nuk e ka më monopolin e opozitës. Nuk ka më vetëm një version se çfarë ndodhi në zgjedhje. Ai është thjesht një parti opozitare – më e vjetra, më e degraduara dhe më e pashpresa nga të gjitha. m.p.

Të fundit

Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës akademik emeritus Bardhyl Golemi

Është ndarë nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi, (1932-2025) personalitet i shquar i shkencës si dhe anëtar i asamblesë...

Historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj

Në Gazën e rrënuar nga lufta dhe uria, 12-vjeçarja Jana Mohammed Khalil Musleh Al-Skeifi është bërë shtylla e familjes së saj. E veshur me...

Rama pret në Kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri disa studentë nga Harvard Kennedy School. Teksa ka ndarë një video me pamje nga takimi me ta, kreu i...

SHBA do ndërtojë “mburojën e artë”/ Trump: Do të mbrojmë amerikanët nga çdo kërcënim

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar konceptin e tij për Mburojën e Artë të Shteteve të Bashkuara. Teksa fliste në zyrën ovale, krah Trump...

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja. Zona e veriut, më e prekura

Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si...

Lajme të tjera

Web TV