“Berisha ka larguar çdo zë kundër brenda partisë”, Kadilli: Militantët nuk tërhiqen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Sali Berisha ka larguar çdo zë kundër brenda partisë”, kështu u shpreh analisti Fatbardh Kadilli gjatë një intervistë në “Tirana Live”, në ABC News, ndërsa komentoi humbjen e PD në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjithashtu ai e sheh Berishën si përgjegjësin kryesor për humbjen e vazhdueshme të Partisë Demokratike, duke e akuzuar se me qëndrimin e tij, vetëm po thellon humbjen e opozitës.

Referuar edhe vendimit të gjykatës së posaçme e cila pas 7 muajsh zvarritje, vendosi që Berisha të gjykohet për akuzën e korrupsionit të kryer në bashkëpunim, analisti tha se për interesat e tij personale, kreu i PD po dëmton edhe partinë.

“Militantët fanatikë nuk kanë ndërmend të tërhiqen. Por nuk mund të presim që të jetë biologjia që ta ndajë politikën tonë. Duhet të them që në këtë histori ka tre vektorë, një është Berisha, ata që janë në forumet e partisë, veç e veç të gjithë thonë se Berisha duhet të ikë, por nuk ka ndërmend të ikë. Dhe e treta është baza e partisë, kjo është e sigurt që do lëvizë. Nëse Berisha nuk lëviz do lëvizë baza. Nëse vazhdojmë kështu mbështetja do jetë në rënie…Largimi nga drejtimi i PD dhe lënia e një gare të lirë, le të fitojë kush të dojë. I ka hequr kuptimin zgjedhjeve. Humbet në pesë palë zgjedhje dhe vazhdon sërish të rrish. Sot diferenca është gati 20%. Berisha kërkon besnikëri absolute nga ata që e ndjekin dhe ata që e ndjekin nuk kanë më identitet. Edhe pas Berishës do jenë po këta që do kenë humbur çdolloj shenje që do kenë pëlqyeshmëri te publiku. Nëse vazhdon kështu jam i bindur që do ketë probleme. Nëse jemi në demokraci, duhet mbështetje, nuk rrëzohet Edi Rama me të ngjashmin e vet, me Sali Berishën. Por me një figurë që dallon nga Edi Rama. Shqiptarët presin nga ne alternativë demokratike. Një parti që nuk njeh meritokraci brenda vetës, çfarë mund t’u japë shqiptarëve”, tha më tej ai. m.p.

Të fundit

Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës akademik emeritus Bardhyl Golemi

Është ndarë nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi, (1932-2025) personalitet i shquar i shkencës si dhe anëtar i asamblesë...

Historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj

Në Gazën e rrënuar nga lufta dhe uria, 12-vjeçarja Jana Mohammed Khalil Musleh Al-Skeifi është bërë shtylla e familjes së saj. E veshur me...

Rama pret në Kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri disa studentë nga Harvard Kennedy School. Teksa ka ndarë një video me pamje nga takimi me ta, kreu i...

SHBA do ndërtojë “mburojën e artë”/ Trump: Do të mbrojmë amerikanët nga çdo kërcënim

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar konceptin e tij për Mburojën e Artë të Shteteve të Bashkuara. Teksa fliste në zyrën ovale, krah Trump...

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja. Zona e veriut, më e prekura

Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si...

Lajme të tjera

Web TV