Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi në emisionin “Euronews Tonight” se kryeministri Edi Rama do tentojë të kapi drejtësinë, si një betejë e vetme e tij.
“Pas datës 11 thash do ta shikoni. Rama do kthehet te beteja që ka me drejtësinë. Duhet të kemi besim te drejtësia, jo te individi.
Një drejtësi e pavarur është e vetmja e ardhme për këtë vend. Kjo nuk do të thotë se do të heshtim dhe nuk do ta kritikojmë.”-u shpreh Shehaj.
Shehaj tha se Edi Rama ka për qëllim të nënshtrojë popullin, ta vjedhë dhe t’i detyrojë shqiptarët të largohen nga vendi. Shehaj tha se kjo nuk është zotësi por veprime të një autokrati të rëndomtë.
Sakaq, Agron Shehaj deklaroi se është e pamohueshme gjithçka që ka bërë Edi Rama për të shkatërruar opozitën.
“Nuk i mohon njeri pasojat e sulmit të vazhdueshëm që kjo mazhorancë i ka bërë opozitës. Nuk po e zhvesh opozitën nga përgjegjësitë e veta.”-tha Shehaj. e.t.