Çim Peka acarohet nga suksesi i Jorida Tabakut, përkrah kandidaten me 394 vota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

MERO BAZE – Dy janë temat kryesore në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11 majit: dështimi i Sali Berishës dhe natyrisht mos largimi nga drejtimi i partisë, dhe nga ana tjetër, suksesi i Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit, të cilët papritur janë bërë shpresa dhe fytyra fituese e PD-së.

Ndaj dhe kanë nisur sulmet, për të zbehur suksesin e tyre. Fillimisht e filloi Adriana Kalaja, e cila është kamikaze në dispozicion e Berishës.

Më pas e ka vazhduar Çim Peka, gazetari besnik i familjes Berisha. Ai ka shpallur si kandidaten më të mirë të PD-së aktoren e Big Brother, Julia Ilirjani, e cila ka marrë vetëm 394 vota. Në diasporë vetëm 29, edhe pse ka jetuar prej vitesh në SHBA.

“Nuk e kam pas asnjehere ne studio, e kam pare vetem ne rrjete dhe ekrane. Por, surpriza e ketyre zgjedhjeve per mua eshte kjo zonje. Asnje perkrahje, e vetme, e bindur qe nuk kishte shanse, hyri ne nje gare krejt te pabarabarte vetem per te bere publike bindjet e saj.

Asnje fjale zemerimi pas zgjedhjeve, asnje ankese, asnje pendese, thjesht bio. Nuk kam pare grua me te dinjitetshme ne keto zgjedhje dhe post/zgjedhje ne qendrime se sa kjo zonje! Julia Ilirjani, cfare klasi”, shkruan Peka, duke e shoqëruar me këtë foto statusin e tij, që vetëm klas nuk reflekton.

Por qëllimi është tjetërkund. Duan të zbehin patjetër suksesin e Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit. Mundësisht, edhe me budallallëqe. Mjaftojnë të bëjnë zhurmë për të tërhequr vëmendjen. m.p.

Të fundit

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë,...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa...

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Igli Tare pritet të bëhet zyrtarisht “djall”, por në Itali nuk kanë asnjë dyshim për këtë pjesë, thjesht është kohë, me ish futbollistin e...

Nesër Konferenca e Pestë ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila pritet të mbahet në Bruksel të enjten (22...

Lajme të tjera

Web TV