“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

Kalaja i cili ka kërkuar nga KQZ dhe pamjet e kamerave të numërimit të votave, shprehet se në këto zgjedhje kryeministri Rama kishte ndryshuar skemë duke hedhur në “betejë” njerëz anonimë, të cilët dolën me nga 20 mijë vota në këto zgjedhje, pasi u mbështetën nga krimi i organizuar.

“Durrësi ka qenë një qark i diktuar nga krimi i organizuar. Radhën e kaluar gjysma e listës përfundoi në burg. Këtë herë po të shihni ka njerëz mbi 20 mijë vota, që nuk kanë mbrojtur asnjë kauzë dhe pas tyre ka tutorë votash që i kanë ushqyer me vota. Mesa duket ka pasur një plan nga PS me kandidatë që i ka patronazhuar krimi. Një manovër për të parë se sa i fortë është ky grup. Në Durrës, ne fituam në Krujë që nuk fitohej nga PS. Fushë Kruja dha peshën kryesore.

Në 2023 kjo bashki u humb me 10 mijë vota. Kam marrë mbi 820 vota nga diaspora. Janë qytetarë të lirë që kanë besuar te tezat e mia. Unë kam bërë një fushatë të thjeshtë. Nuk kam harxhuar më shumë se 6 milionë lekë të vjetra. Jam kandidati i parë që bëj publike këtë. Kam pas objeksione, nesër marrë pamjet nga KQZ. Unë nuk jam gjuetar votash, kam jetuar me hallet e tyre”, tha Kalaja. m.p.

Të fundit

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë,...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa...

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Igli Tare pritet të bëhet zyrtarisht “djall”, por në Itali nuk kanë asnjë dyshim për këtë pjesë, thjesht është kohë, me ish futbollistin e...

Nesër Konferenca e Pestë ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila pritet të mbahet në Bruksel të enjten (22...

Lajme të tjera

Web TV