‘Gropa’ e madhe e PD-ASHM, ‘gropa’ e vogël e PS, dhe ‘kodra’ modeste e partive të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eduard Zaloshnja

Vetëm votat brenda vendit vlejnë për krahasimin e zgjedhjeve të tanishme me ato të 2021-shit, ngaqë atëherë emigrantët nuk mund të vinin me autobuzë (prej pandemisë), apo të votonin me postë si tani.

Në zgjedhjet e tanishme, rezultuan 1.41 milionë vota të vlefshme brenda vendit, ose 170 mijë më pak se më 2021. Ndërkohë rezultuan pothuaj 56 mijë vota të pavlefshme, ose 27 mijë më pak se më 2021.

“Gropën” më të madhe elektorale e bëri Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që mori pothuaj 250 mijë vota më pak se sa kishin marrë para katër vjetësh partitë përbërëse të kësaj aleance. Një “grope” më të vogël elektorale bëri PS-ja, që mori 34 mijë vota më pak se sa kishte marrë para 4 vjetësh. Ndërsa partitë e tjera ngritën një “kodër” modeste elektorale – morën 112 mijë vota më shumë se sa para katër vjetësh (shihni tabelën 1 më poshtë).

Një tablo krejt të ngjashme paraqesin votat e këtushme në Qarkun Tiranë, ku ndryshe nga qarqet e tjera, popullsia rritet çdo vit (shihni tabelën 2 më poshtë)

Po si shpjegohet që, duke ecur përmes këtyre “gropave” e “kodrave”, PS-ja iu ngjit një “mali” mandatesh parlamentare (nga 74 në 83)? Shpjegimi gjehet tek fakti se sistemi elektoral në Shqipëri e penalizon një opozitë të fragmentarizuar – dhe ky sistem është ndërtuar me bekimin e Berishës dhe të Ramës qysh nga viti 2008 e në vazhdim…/E.T

Të fundit

“Bisha”, “Seriali”…Ja disa nga pseudonimet që përdornin anëtarët e grupit kriminal

Një grup i fuqishëm kriminal shqiptar me qendër në Durrës u shkatërruar nga autoritetet italiane në bashkëpunim edhe me...

Papa Leone i bën thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Papa Leone XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e përshkruar gjendjen...

Pa punë dhe pa ushqim si veproi Julia Ilirjani përballë vajzës dhe skamjes në Amerikë?

Aktorja Julia Ilirjani ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, në daljen e saj të parë televizive që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare...

Vritet ish-politikani ukrainas! Viktima u qëllua me armë jashtë shkollës së fëmijëve

Një ish-politikan ukrainas u qëllua për vdekje në Madrid këtë të mërkurën (21 Maj). Mediat spanjolle raportojnë se një person i panjohur i armatosur qëlloi...

Reformim i PD pas humbjes?/ Berisha i shmanget pyetjes: Opozita ka shumë probleme

Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet edhe nëse humbja lidhet vetëm me atë që pretendon ai se u vodhën votat, apo edhe...

Lajme të tjera

Web TV