Berisha konteston sërish votën e diasporës/ Zarfet u plotësuan nga patronazhistët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat për manipulim të votës në zgjedhje, duke hedhur dyshime të rënda mbi procesin e votimit nga diaspora.

Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kompaninë DHL se, me urdhër të qeverisë, ka shkelur kontratën dhe ka bashkëpunuar me aktorë të lidhur me Partinë Socialiste. Ai pretendon se zarfe të votimit janë plotësuar nga patronazhistë dhe persona të lidhur me qeverinë, ndërsa e cilësoi rolin e Postës Shqiptare si “dorën e zezë” në këtë proces, duke e konsideruar tërësinë e zgjedhjeve si një operacion të kriminalizuar.

Sali Berisha: DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë, që kanë bashkëpunuar ngushtë me PS. DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL funksionoi sipas urdhrave të qeverisë dhe të Edi Ramës. Zarfet, votat nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar, por ato në mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistë nga Tirana, nga punonjës a ish punonjës ambasadash dhe solli një manipulim të dalë jashtë kontrollit. Ndër të tjera, dora e zezë e Postës Shqiptare është faktor që u shtri në votën e diasporës. Ky është një proces i kriminalizuar në shkallën më të lartë, që kurrë nuk do njihet e nuk do pranohet./e.t

 

 

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV