Operacioni anti-drogë i SPAK-DIA/ Cilat janë bizneset dhe televizioni i sekuestruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të kokainës dhe heroinës mes Shqipërisë dhe Italisë, prokurori i SPAK, Vladimir Mara, njoftoi dhe sekuestrimin e një televizioni në qytetin e Vlorës.

Sipas Euroneës Albania kemi të bëjmë me një platformë televizive kabllore lokale në qytetin e Vlorës, e njohur si Vlora Cable, në pronësi të Nexhmedin Danaj.

Sipas hetimeve, kjo platformë është dyshuar se është financuar dhe ndërtuar me fonde të përfituara nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës. Burime bëjnë me dije se në Vlorë janë arrestuar dy persona, përfshirë edhe djalin e pronarit të kompanisë kabllore që operonte këtë platformë televizive.

Përveç kësaj, gjatë operacionit janë sekuestruar edhe tre restorante në Durrës, një bar-kafe dhe gjashtë shoqëri tregtare të tjera, të cilat gjithashtu dyshohet të jenë pjesë e rrjetit të pasurive të ndërtuara me para të pista.

Ndër shoqëritë e vendosura nën sekuestro janë:

  • Marquez, në pronësi të Ervin Zeqirit
  • Felix Vinum, e Adi Çobës
  • Majestic Konstruksion, e Juxhin Drazhit
  • Portslade, e Elvis Docit (i njohur si Visi i Pojës)
  • Dubai Inn, e Nexhmedin Danajt
  • Vlora Cable, gjithashtu në pronësi të Nexhmedin Danajt
  • Një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit

Ky operacion, që u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet italiane, ka çuar në lëshimin e 52 urdhër-arresteve, ndërsa 40 prej tyre janë ekzekutuar. Sekuestrimi i platformës televizive kabllore në Vlorë tregon se grupet kriminale përdorin edhe biznese mediatike për pastrimin e parave të fituara nga trafiku i drogës.

Prokurori i çështjes nga radhët e SPAK, Vladimir Mara theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me autoritetet italiane në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai theksoi se në total janë lëshuar 52 urdhër-arreste në Shqipëri dhe Itali, prej të cilave 40 janë ekzekutuar deri më tani, duke përfshirë edhe arrestime ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe një avokati që dyshohen për përfshirje në këtë rrjet kriminal.

Lexo edhe :  Kushtetuesja zbardh vendimin për Elton Qynon: Materialet u sekuestruan pa asnjë indicie

“Ky operacion është një goditje e rëndësishme ndaj trafikut të kokainës dhe heroinës dhe pasuron luftën tonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri dhe rajon,” tha Mara

Kryeprokurori i Barit, Giuseppe Rossi, vuri në dukje se falë analizave dhe bashkëpunimit me SPAK është dokumentuar një cikël i plotë i trafikimit me vlerë afro 5 milionë euro./E.T

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV