“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashamir Shehi, i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, shpjegoi më gjerësisht pse dha dorëheqjen nga kryetar i koalicionit “Djathtas për zhvillim”.

“Dhashë dorëheqjen sepse humbëm. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi. U munduam këto dy vite, u munduam të negociojmë me partitë e vogla apo të reja dhe nuk ia arritëm. Është dështimi im sepse e mora përsipër këtë punë dhe nuk i bashkova dot. Atyre që çanë rrethimin, i uroj punë të mbarë. Ky rezultat ka brenda edhe tharmin e një trishtimi opozitar, që harxhoi 4 vite për të zgjidhur hallin e 2-3 familjeve. Humbësit e mëdhenj, se ne jemi të vegjëlit, janë ata të grupit të PD-së. Sali Berisha për vete ka dalë i fituar, ndoshta është fitorja më e madhe e tij politike. Sot ka 50 deputetë dhe është i lumtur. Edi Rama në pushtet, Berisha kontrollon opozitën”, tha Shehi.

“PD është përfituese e këtij sistemi, pasi i ka marrë disa deputetë qyl. Edhe brenda PD-së, ata që kanë fituar nga lista e hapur nuk janë profesorë. Hiq Tabakun, të tjerët janë duke u kacavjerrë me grupe dhe para… Unë kam marrë përgjegjësitë e mia personale. Personalisht ndihem i zhgënjyer nga qyteti im, sepse mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua. Si duket, nuk është më koha për ne. Lojtarët e rinj janë të gjithë milionerë, por mendova se do kishte mbetur pak moral. Ky brez i ri politik që po vjen ka shumë gjëra të mira, është më i zoti në komunikim, por ne i kemi dhënë më shumë rëndësi substancës sesa formës”, deklaroi Shehi.

Kur u pyet nëse ka bërë gabime, Shehi tha: “Unë nuk kam bërë gabime, unë jam gabimi vetë. Në politikë ka nevojë për gabimtarë si unë, që thonë ca të vërteta në kurriz të vetes. Më thonë mua që kam bërë gabim sepse mund të isha te lista e deputetëve, por nuk ia vlen. Kam qenë deputet dhe nëse do të vazhdoja, bëhem dhe unë bashkëfajtor.e.s

Të fundit

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Lajme të tjera

Web TV