Sherre mes tifozëve të Tottenham dhe United, anglezët “kthejnë përmbys” Bilbaon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat spanjolle kanë kritikuar ashpër tifozët e Manchester United dhe Tottenham për shkak se janë “të vështirë për t’u kontrolluar” dhe kanë shkaktuar përplasje dhe kaos në rrugët e Bilbaos, përpara finales së Europa League që do të luhet mbrëmjen e sotme. Rreth 80,000 tifozë thuhet se kanë fluturuar drejt Spanjës për ndeshjen, pavarësisht se stadiumi “San Mames” ka një kapacitet prej 52,114 vendesh.

Tifozët e të dy klubeve angleze kanë marrë nga 15,000 bileta secili për finalen, por mijëra tifozë pa bileta kanë zbarkuar në qytetin spanjoll për të ndezur paraprakisht derbin anglez. Agjencia spanjolle e lajmeve EFE raporton se “disa tifozë tashmë po humbasin kontrollin” në rrugët e Bilbaos, pavarësisht vendosjes së 2,000 oficerëve të policisë për të ruajtur rendin.

Tifozët e Spurs ishin mbledhur në Pozas, që ndodhet afër stadiumit, ndërsa tifozët e Man Unitedit janë të vendosur në Plaza Nueva. Ata kanë “uzurpuar” stolat, metronë e autobusët në qytet, teksa janë fotografuar duke u ngjitur nëpër semaforë në gjendje të dehur.

Gazeta lokale “El Correo”, raportoi se tifozët e Tottenham kanë shkatërruar dy semaforë dhe në foto shihen duke i ngritur ato si një trofe në ajër. Disa tifozë të Manchester United u raportuan se kishin grushtuar një tifoz tjetër në Plaza Nueva, duke bërë që tetë oficerë policie të ndërhynin. Tifozët e Tottenhamit gjithashtu kishin derdhu birrë mbi një tifoz të United në një incident tjetër.

Pamjet e publikuara të martën në mbrëmje tregojnë përleshje fizike midis mbështetësve në San Sebastian, 48 milje larg Bilbaos. Videoja e shpërnda nga El Diario Vasco, me gazetarët që pretendojnë se situata u përshkallëzua rreth orës 21:20.

Lexo edhe :  I ftohtë, strateg, i uritur: Hansi Flick mbylli sezon fenomenal te Barcelona

Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve, incidenti filloi me britma dhe fyerje, përpara se një grusht të bënte që një tifoz të rrëzohej përtokë. Një numër tifozësh filluan të hidhnin objekte, ndërsa tavolinat u përmbysën para se të mbërrinte policia. Një ambulancë thuhet se u dërgua gjithashtu në vendngjarje, por pas disa trajtimeve të vogla, thuhet se nuk u konsiderua e nevojshme të dërgohej askush në spital.

Qeveria baske ka aktivizuar një ‘plan mbrojtjeje’, i cili përfshin monitorimin e situatës dhe reagimin ndaj skenarëve ku parashikohen emergjenca të mundshme. m.p.

Të fundit

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

“PD ia dha vetë fitoren Ramës”, avokti Daci: Babai im dhe fëmija im ende shohin Berishën

Avokati Jordan Daci shprehet se pretendimet e PD-së për ‘tren bullgar’ në zgjedhjet e 11 majit nga PS-ja nuk qëndrojnë dhe madje janë iluzione...

Zija Ismaili, mjeku që firmosi “aksidentin” e Kosta Trebickës, sot deputet i Berishës

Në legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka futur në Kuvend Zija Ismailin, mjeku që firmosi ekspertizën mjeko-ligjore...

Lajme të tjera

Web TV