Jennifer Lawrence: Të bëhesh nënë është brutale dhe e mrekullueshme në të njëjtën kohë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jennifer Lawrence rikthehet në qendër të vëmendjes në Festivalin e Filmit në Kanë me filmin e saj të ri “Die, My Love”, por këtë herë është edhe dëshmia e saj personale që po i bën njerëzit të flasin rreth saj.

Gjatë konferencës për shtyp të filmit, aktorja Jennifer Lawrence ndau një histori prekëse rreth përvojës së saj si nënë, duke zbuluar se si periudha pas lindjes ishte një kohë transformuese, izoluese dhe dhimbshme për të.

“Sapo kisha lindur fëmijën tim të parë dhe nuk ka asgjë si pas lindjes”, tha Jennifer Lawrence, nënë e Cy, 3 vjeç, dhe fëmijës së dytë që lindi në fillim të vitit 2025. “Është një përvojë jashtëzakonisht izoluese dhe është vërtet interesante”.

Në filmin e drejtuar nga Lynne Ramsay, Lawrence luan rolin e Grace, një nënë e re që përballet me një krizë të thellë psikologjike. Një rol që Jennifer Lawrence e ndjeu shumë afër realitetit të saj. “Ishte e vështirë të ndaja atë që do të bëja unë nga ajo që do të bënte personazhi im. Ishte zemërthyese”, rrëfeu ajo.

Ajo që e bën lidhjen midis jetës reale dhe trillimit edhe më të fuqishme është fakti që Jennifer Lawrence ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë gjatë xhirimeve. “Të bëhesh nënë ndryshon gjithçka. Të ndryshon të gjithë jetën. Është brutale dhe e bukur në të njëjtën kohë”, shpjegoi aktorja.

 

Lidhur me temën e vetmisë pas lindjes, Jennifer Lawrence përdori fjalë shumë të qarta: “Në film, personazhi im çohet në Montana, ku nuk ka komunitet, nuk ka njerëzit e vet por e vërteta është se ankthi dhe depresioni ekstrem të izolojnë kudo që të jesh. Të bëjnë të ndihesh si një i huaj”./E.Ç

Të fundit

Rudina Hajdari: Berisha është e shkuara, duhet të dorëhiqet

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi...

Zvicër, skiatorët gjenden të pajetë në mal, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvicër, ku pesë skiatorë kanë humbur jetën. Shërbimet e urgjencës ishin "alarmuar" një ditë më...

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në veri të vendit, ku njësitë...

Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

Nga ARTUR AJAZI PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori ditën e votimit, dhe veçanarisht...

U arrestuan teksa drekonin, gjykata lë në burg Xhevdet Plakun dhe 5 të tjerë

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masave te sigurisë për 7 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor "Emigma", zhvilluar të enjten e...

Lajme të tjera

Web TV