Një 42-vjeçar maroken, i cili pritej të dërgohej në kampin e Gjadrit në vendin tonë, ka kryer vetëvrasje në burgun ku mbahej në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është Hamid Badoui, i cili kreu vetëvrasje në burgun e Torinos, ku mbahej prej 10 vitesh. Gjatë kësaj kohe ai ishte dërguar një herë në Gjadër, ku kishte qëndruar për një periudhë kohe, e më pas ishte rikthyer në Itali.
Me t’u rikthyer në Itali, ai i kishte bërë kërkesë avokatit që të bënte gjithçka në mënyrë që të mos kthehej më në Shqipëri, pasi kishte frikë se nuk do mund të ndihmonte dot familjen e tij me të ardhura.
Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët/ Pritej të vizitonte kampin e Gjadrit, Meloni: Nuk kam kohë të shkoj sot, por… “Burgu është më i mirë se kampi në Gjadër, nuk do të kthehem në Shqipëri.”- raportohet të jetë shprehur ai.
Sipas mediave në Itali, në kushtet e dëshpërimit për rikthimin në Gjadër, ai ka kryer vetëvrasje. Media italiane nga ana tjetër ngre alarmin për kampet në Shqipëri, teksa raporton se aty emigrantët jetojnë në kushte degraduese, pa qasje në kujdesin e duhur, në një klimë braktisjeje të vazhdueshme dhe mungesë informacioni. m.p.