Mentor Kikia: “Opozita tregon hajdutin, por duhet të shohë nga vetja”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në studion e News24 ishte i ftuar gazetari dhe analisti Mentor Kika i cili ka diskutuar edhe për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Ai tha se aktualisht demokracia ka ardhur duke u përkeqësuar dhe se një pushtet afatgjatë mund të jetë në dëm të saj. Kikia theksoi se ekziston rotacioni politik i cili nuk e lejon pushtetin afatgjatë të degradojë.

“Demokracia ka ardhur duke u përkeqësuar. Një pushtet jetëgjatë është në dëm të demokracisë sepse ekziston rotacioni politik për të mos lejuar pushtetin sepse mund të degradojë”, tha ai

Sipas tij, rezultati nuk justifikohet dhe opozita pas humbjes duhet të marrë edhe përgjegjësitë e saj. Kikia deklaroi se Partia Demokratike duhet të ripërtërijë energjinë, projektet dhe të kthehet me një skuadër edhe më të mirë dhe më pas t’i nënshtrohet një rikonstruksioni politik.

“Rezultati nuk mund të justifikohet dhe se opozita duhet të marrë edhe përgjegjësitë e veta. Kemi parë që një opozitë e tregon me gisht “hajdutin”. Duhet që partia të ripërtërijë energjinë, projektet dhe të kthehet me një skuadër edhe më të mirë. Opozita duhet t’i nënshtrohet një rikonstruksioni politik.” përfundoi Kikia. m.p.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV