FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën “Visi i Pojës”, ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit të trafikut të drogës që u godit nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane.

Sipas raportimeve, Visi i Pojës rezulton i përfshirë në trafikun e 8 kilogramëve kokainë në Itali, ngarkesë e trafikuar për llogari të grupit të lidhur me Adi Çobën, ky i fundit një prej drejtuesve të grupit kriminal.

Nuredin Dumani duket se ka qenë “çelësi” i operacionit të jashtëzakonshëm të realizuar nga drejtësia shqiptare, SPAK në bashkëpunim me antimafian italiane. I penduari I drejtësisë ka ndihmuar autoritetet shqiptare dhe italiane të zbardhin një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut të drogës me qendër në Durrës.

Në dëshminë e tij para Prokurorëve të Antimafias italiane dhe autoriteteve shqiptare, Dumani ka identifikuar Elvis Doci, i njohur në botën e krimit si “Visi i Pojës”, si një nga figurat më të rëndësishme të trafikut të heroinës dhe më vonë të kokainës në Shqipëri dhe më gjerë. Ai e përshkruan Docin si “negociator shumë të aftë”, i lidhur ngushtë me klanin Troplini, konkretisht me Xhevdet Troplinin, një emër me peshë në Durrës.

“Nuk ka asnjë tjetër që njihet si Visi i Pojës”, – ka deklaruar Dumani gjatë një prej seancave të marrjes në pyetje. Sipas tij, grupi i Docit ka qenë ndër më të fuqishmit në Durrës gjatë viteve 2010–2013, duke dominuar tregun e heroinës, ndërsa nga viti 2013, e gjithë struktura është zhvendosur drejt trafikut të kokainës me sasi që shkojnë deri në “tonelata”.

Ervis Doçi, apo i njohur me nofkën “Visi i Pojës” është një personazh me “emër” për drejtësinë shqiptare. Një vit më parë në banesën e këtij shtetasi u zhvilluan kontrolle ndërkohë që SPAK lëshoi dhe një urdhër-arrest.

Lexo edhe :  Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

Në kuadër të këtij operacioni asokohe blutë sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit.

Ndërkohë që emri i tij është lakuar në shumë ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin tonë. Sakaq, jo më larg se disa javë më parë edhe ish-kryeministri Berisha në daljet e tij televizive i ka bërë thirrje Doçit që të distancohej nga zgjedhjet pasi ashtu si kyredemokrati pretendonte po kërcënon qytetarët. m.p.

Të fundit

Breshëria e kallashnikovit në Fushë Krujë, babai i Mond Vogës: E di kush e ka bërë

Babai i Mondi Vogës, personi që ka në pronësi lokalin në Fushë Krujë ku mëngjesin e së premtes u...

Historike! Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

Shqipëria do të presë e Samitin e NATO-s, në vitin 2027, duke shënuar herën e parë në historinë e vendit tonë që Tirana do...

Vila, makina e truall, 45-vjeçarit nga Gjirokastra i sekuestrohet pasuria

Një mori pronash, përfshirë këtu godina banimi dhe truall toke, por edhe makina, i janë sekuestruar një 45-vjeccari nga Gjirokastra. Operacioni për sekuestron e pronave...

Qielli shqiptar është kthyer në rrugën e re të ekonomisë

Shqipëria, vendi i detit dhe maleve, po ndryshon lojën. Qielli mbi ne është kthyer në rrugën e re të ekonomisë, ku fluturimet drejt Tiranës...

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka vendosur të ndalojë përkohësisht importin e deleve dhe dhive të gjalla nga Maqedonia e Veriut, pas...

Lajme të tjera

Web TV