Vajza që ka udhëtuar çdo shtet të botës e vetme rrëfen ku nuk do të kthehej më kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jessica Nabongo është një nga gratë e para me ngjyrë që ka vizituar 195 vendet e botës, një arritje që e përmbylli në vitin 2019, në moshën 35-vjeçare, kur mbërriti në Seychelles. Ajo ka udhëtuar në 296 aeroporte në 11 vitet e fundit dhe është kthyer në një eksperte të vërtetë të udhëtimeve, nga mbledhja e pikëve të fluturimeve e deri te menaxhimi i valixheve dhe udhëtimi si një banor lokal.

E rritur nga prindër që e donin udhëtimin, Nabongo e ktheu këtë stil jete në misionin e saj. Blogu i saj The Catch Me If You Can është dëshmi e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm përmes botës dhe kulturave të saj.

Një nga vendet ku do të kthehej me shumë dëshirë është Butani. Sipas saj, ky shtet në Himalaje ka arritur të ruajë thelbin e kulturës së vet për shkak se nuk është pushtuar kurrë. “Në një botë kaq të globalizuar, ata kanë ruajtur autenticitetin e tyre. Respekti për kulturën është real dhe i rrallë,” shpjegon Nabongo.

Por nuk ka qenë çdo udhëtim pozitiv. Ka një vend që ajo nuk do ta vizitojë më kurrë – India. “Kam biseduar me shumë gra që kanë udhëtuar vetëm në Indi dhe ndonëse janë ndjerë në siklet, sërish kanë udhëtuar atje. Unë nuk ndihesha rehat në Delhi. Në Udaipur ndihesha më mirë, por Delhi vetëm për një grua – jo, nuk më intereson,” tregon ajo me sinqeritet.

Ajo që e shtyn të udhëtojë është dëshira për të parë se sa të ngjashëm janë njerëzit, pavarësisht ndryshimeve. “Kam shumë besim tek të panjohurit. Besoj se mund të udhëtosh i vetëm kudo,” shprehet ajo për National Geographic.

Lexo edhe :  Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Vendi më ekstrem që ka vizituar? Sudani i Jugut. Edhe pse ambasada amerikane e kishte paralajmëruar të mos shkonte, dhe një diplomat i tha se ishte tepër e rrezikshme, ajo vendosi të shkojë. “Asnjë vend nuk është plotësisht i sigurt dhe asnjë nuk është plotësisht i pasigurt. Unë kërkoj njerëzillëk, kërkoj dashuri. Prandaj shkova gjithsesi,” përfundon Nabongo. /E.Ç

Të fundit

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit...

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që po ndodh me opozitën në...

Plani për punësimin e emigrantëve/ Zbardhet projekti i qeverisë

Diaspora mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit,...

365 – Cunami që shkatërroi Aleksandrinë dhe rrënjët e një qyteti legjendar

Më 21 korrik të vitit 365 pas Krishtit, një ngjarje natyrore katastrofike goditi brigjet lindore të Mesdheut: një tërmet, mendohet me magnitudë rreth 8...

Horoskopi ditor, 21 Korrik 2025

Dashi Gjate kësaj dite do zbuloni disa ane te tjera te karakterit te partnerit tuaj te cilat do iu pëlqejnë jashtë mase. Do ndiheni me...

Lajme të tjera

Web TV