Gjermania nuk tërhiqet nga Kosova, zgjat mandatin e trupave të saj në KFOR

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mandatin e disa misioneve të Bundeswehr-it jashtë vendit, duke përfshirë pjesëmarrjen e saj në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Që vendimi të hyjë në fuqi, ai duhet të miratohet nga Bundestagu. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius deklaroi se Berlini po riafirmon angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, transmeton gazeta gjermane Zeit.

Forcat e Bundeswehrit janë stacionuar në Kosovë që nga viti 1999 si pjesë e misionit KFOR të NATO-s.

Numri aktual i trupave të forcave gjermane në Kosovë mbetet në 400 ushtarë . “Situata e sigurisë në vend mbetet e brishtë”, tha Kornelius, transmeton Telegrafi. Në vitin 2023, kontingjenti gjerman u përforcua përkohësisht për shkak të tensioneve në rritje.

“Një Kosovë e qëndrueshme është me rëndësi thelbësore për Gjermaninë dhe të gjithë Evropën”, tha Kornelius.

Zeit raporton se, ndërsa misioni i KFOR-it është teknikisht i pafund, mandati i tij i paraqitet ende Bundestagut për miratim vjetor./e.s

Të fundit

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Artan Lame mes dy botëve

Sot në mëngjes u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame kishte ndërruar jetë në një spital në Gjermani, pas një komplikacioni në...

Rehabilitimi i Stalinit në Rusi dhe stalinizmi në Shqipëri

Nga Leonard Veizi Ai ka qenë i ulur këmbëkryq këtu te ne. Fillimisht në mes të kryeqytetit, pastaj pak më poshtë mesit. Një qytet mbante...

Lajme të tjera

Web TV