Deklarata shokuese e ish-mjekut të Shtëpisë së Bardhë: Joe Biden nuk i mbetet shumë kohë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ish-mjek i Shtëpisë së Bardhë, Ronny Jackson, i cili ka shërbyer nga viti 2013 deri në vitin 2018, ka folur mbi sëmundjen e ish-Presidentit amerikan Joe Biden.

Ronny Jackons ka thënë se ish-Presidentit mund të mos i mbetet shumë kohë për të jetuar, duke u bazuar në agresivitetin e sëmundjes, që tashmë i është përhapur në kocka.

“Kjo nuk është fusha ime e specializimit, por kam folur me shumë urologë që kur doli kjo, dhe konsensusi i përgjithshëm është se, e dini, mund të jetë 12 deri në 18 muaj,” tha Jackson. “Shpresoj se është më gjatë se kaq, dhe shpresoj që ata të jenë në gjendje ta trajtojnë këtë në mënyrë efektive, dhe, e dini, ai të jetojë shumë, shumë vite të tjera. Por është shumë e avancuar.”

Por, Jackson vazhdon me tej duke thënë Biden mund të jetë diagnostikuar shumë kohë para njoftimit të së dielës. Këtë deklaratë e bazon në kontrollet e vazhdueshme që i bëhen presidentëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Çdo vit bëja një provim për Presidentin Obama, dhe çdo vit që bëja një provim për Presidentin Trump, kontrolloja antigjenin specifik të prostates”, tha ai. “Ne bëmë teste për kancerin e prostatës. Mendoj se ka një probabilitet këtu që ata e dinin se Biden kishte kancer të prostatës disa kohë më parë dhe thjesht nuk ia thanë popullit amerikan.”

Familja dhe zyra e ish-presidentit Joe Biden, njoftoi të dielën se 82-vjeçari se ajo që në vitin 2022 është përshkruar si një “nodul i vogël”, në fakt është një masë tumoriale shumë agresive.

Sipas zyrës së ish-presidentit, Biden, vuan nga një kanceri i prostastës në nivelet më të larta që po i përhapet nëpër trup, për të cilën ata u informuan vetëm të premten pas kontrolleve mjekësore më herët gjatë javës së kaluar./e.s

Të fundit

“Duam të marrim mandatin e Alimehmetit”/ Belind Këlliçi tregon rrugën që do të ndiqet

Drejtuesi politik për Tiranën, Belind Këlliçi zbuloi se PD do ta ankimojë vendimin e KQZ për kryeqytetin dhe do...

Fëmija 2 vjeç bie nga kati i tretë i një hoteli në Rinas

Në kryeqytet vijojnë ngjarjet e rënduara që shqetësojnë qytetarët dhe autoritetet. Një fëmijë i moshës 2 vjeç, shtetas holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati...

“Banditizmi elektoral, “treni bullgar”/ Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, ku ka përmendur atë që e cilësoi dje Berisha si 'trenin bullgar'. Berisha...

Pesë socialistët më të votuar dhe pse Blendi Gonxhe nuk është i pari…

Nga Lutfi Dervishi Gonxhe nuk është i pari... Klasifikimi përfundimtar dhe real i votave preferenciale në PS, bazuar në raportin votë/kandidat: 1. Agron Malaj (Dibër): 1 votë...

Zotohet Berisha/Do detyrojmë Ramën për qeveri teknike! Shqiptarët të luftojnë me çdo çmim

Sali Berisha, u shpreh në studion e emisionit "Opinion" se Partia Demokratike dhe asnjë parti në botë nuk arrin të fitojë me një farsë,...

Lajme të tjera

Web TV