Artan Hoxha zbardh detajet e dorëzimit të Jaeld Çelës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij në momentin kur është dorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës”, deklaroi sot gazetari Artan Hoxha.

Hoxha tha se ai ka ecur i pa shqetësuar drejt dyerve të kësaj godine.

Ndër të tjera Hoxha theksoi se dorëzimi i tij në këtë fazë të gjykimit pritet të lehtësojë edhe dënimin e tij, duke e krahasuar atë me të njëjtën më mënyrë si Klemend Balili, i cilësuar si Eskobari i Ballkanit,

“Pas gati tre vitesh në kërkim Çela i cili ka pasur disa detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit, kam mësuar se para pak minutash është paraqitur vetë në Policinë e Tiranës. Është shpallur në kërkim në nëntor të 2017. Së bashku me Tahirin dhe Habilajn.

Çela ka qenë në kërkim, ndërkohë në Shkallën e Parë është dënuar nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre. Është i vetmi zyrtar i policisë, dënimi i të cilit nuk u bë në shërbim prove por me burg.

Dorëzimi i Çelës është një rrethanë lehtësuese për të. Dorëzimi i tij është bërë vullnetarisht, i shoqëruar nga avokati i tij.

Është vënë në dispozicion të gjykimit, në të njëjtin proces ku po gjykohet edhe Tahiri. Dorëzimi i tij i ngjan atij të Klevis Balilit.”, tha Artan Hoxha në një intervistë në ABCNews.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV