Më pak makina se bota, më shumë trafik se bota. Pse ne shqiptarët jemi kështu?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të automjeteve në vend, Shqipëria vijon të mbetet një nga shtetet më pak të motorizuara në Europë.

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat dhe të përditësuara me popullsinë e Censit të vitit 2023, tregojnë se në fund të vitit të kaluar në vend ishin të regjistruara rreth 742 mijë automjete aktive, që përkthehet në 306 makina për çdo 1000 banorë. Kjo e rendit Shqipërinë në vendin e tretë nga fundi në kontinent, duke lënë pas vetëm Turqinë, me 176 automjete për 1000 banorë, dhe Maqedoninë e Veriut, me 264.

Por situata ndryshon në Tiranë. Numri i personave që zotërojnë një makinë në kryeqytet është rritur ndjeshëm. Në fund të vitit 2024, në Tiranë kishte të regjistruar 340 mijë automjete, ose një e treta e mjeteve të regjistruara në vend. Në raport me popullsinë e bashkisë Tiranë, rezulton se tashmë çdo dy banorë ka një automjet në Tiranë, me rreth 500-550 mjete për 1 mijë banorë.

Të dhënat i afrohen mesatares së Bashkimit Europian, që është rreth 550 makina për 1000 banorë. Megjithatë, kjo shifër nuk e reflekton realitetin e gjithë vendit, pasi zonat e tjera mbeten shumë më poshtë kësaj mesatareje.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka pak makina për banor, por trafiku urban, veçanërisht në Tiranë, është gjithnjë e më problematik. Kjo ngre pikëpyetje serioze mbi planifikimin urban, cilësinë e transportit publik dhe gjendjen e infrastrukturës rrugore.

Vendi me numrin më të lartë, të mjeteve, është Italia, ku sipas Eurostat, janë 694 makina për 1000 banorë. Ndërkohë, vendet si Holanda, Suedia dhe Danimarka kryesojnë për përqindjen më të lartë të automjeteve elektrike, duke reflektuar një tjetër tendencë drejt teknologjisë së pastër dhe qëndrueshmërisë mjedisore.

Lexo edhe :  Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të 19 në seancë konstituitive

Të dhënat tregojnë gjithashtu se vendet lindore dhe qendrore të Europës kanë parë një rritje të shpejtë në motorizim gjatë dy dekadave të fundit. Rumania, për shembull, ka pasur rritjen më të lartë mesatare vjetore të makinave për banor, me +5.4% në vit, e ndjekur nga Polonia. m.p.

Të fundit

“Duam të marrim mandatin e Alimehmetit”/ Belind Këlliçi tregon rrugën që do të ndiqet

Drejtuesi politik për Tiranën, Belind Këlliçi zbuloi se PD do ta ankimojë vendimin e KQZ për kryeqytetin dhe do...

Fëmija 2 vjeç bie nga kati i tretë i një hoteli në Rinas

Në kryeqytet vijojnë ngjarjet e rënduara që shqetësojnë qytetarët dhe autoritetet. Një fëmijë i moshës 2 vjeç, shtetas holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati...

“Banditizmi elektoral, “treni bullgar”/ Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, ku ka përmendur atë që e cilësoi dje Berisha si 'trenin bullgar'. Berisha...

Pesë socialistët më të votuar dhe pse Blendi Gonxhe nuk është i pari…

Nga Lutfi Dervishi Gonxhe nuk është i pari... Klasifikimi përfundimtar dhe real i votave preferenciale në PS, bazuar në raportin votë/kandidat: 1. Agron Malaj (Dibër): 1 votë...

Zotohet Berisha/Do detyrojmë Ramën për qeveri teknike! Shqiptarët të luftojnë me çdo çmim

Sali Berisha, u shpreh në studion e emisionit "Opinion" se Partia Demokratike dhe asnjë parti në botë nuk arrin të fitojë me një farsë,...

Lajme të tjera

Web TV