Cilat janë dy shtetet që po na sjellin më shumë vizitorë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka pritur më shumë vizitorë në marsin e këtij viti me një rritje prej 21.9% krahasuar me të njëjtin muaj te 2024.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, vihet re se vizitorët jo-rezidentë shënuan rritjen më të madhe me 27.3% po ashtu edhe net qëndrimet në muajin mars u rritën me 30/8%.

Kur flasim për të huajt, vërehet se shumica e turistëve vijnë nga Italia dhe zënë 23%, e ndjekur nga Kosova me 15%, Gjermania 10% dhe më tej Mbretëria e Bashkuar dhe Franca me repsektivisht 7dhe 3% të totalit, pjesa tjetër prej 42% vjen nga vende të tjera.

Shumica e vizitorëve vendas apo të huaj, kanë zgjedhur zonat jo-bregdetare, aty ku është parë që edhe hotelet kanë shënuar rritje të të frekuentimit. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 18.4% nga 17.3% që ishte në të njëtën periudhë të një vit më parë.

Për ekspertët e statistikave këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Shqipëria ka pritur një numër më të madh vizitorësh në marsin e këtij viti, me një rritje prej 21.9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT), vizitorët jo-rezidentë shënuan një rritje më të madhe, prej 27.3%, ndërsa neto qëndrimet në muajin mars u rritën me 30.8%.

Për turistët e huaj, Italia ka pasur pjesën më të madhe të vizitorëve, duke zënë 23% të totalit, e ndjekur nga Kosova me 15%, Gjermania me 10%, dhe më tej Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, me përkatësisht 7% dhe 3%. Pjesa tjetër prej 42% e turistëve vijnë nga vende të tjera.

Lexo edhe :  Shqipëria shpallet destinacioni më i mirë europian për 2025 nga “Travel and Tour World”

Një trend interesant është se shumica e vizitorëve, qoftë vendas apo të huaj, kanë preferuar zonat jo-bregdetare, ku është vënë re një rritje e frekuentimit të hoteleve. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele ka arritur në 18.4%, krahasuar me 17.3% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ekspertët e statistikave e shohin këtë si një reflektim të rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. m.p.

Të fundit

“Duam të marrim mandatin e Alimehmetit”/ Belind Këlliçi tregon rrugën që do të ndiqet

Drejtuesi politik për Tiranën, Belind Këlliçi zbuloi se PD do ta ankimojë vendimin e KQZ për kryeqytetin dhe do...

Fëmija 2 vjeç bie nga kati i tretë i një hoteli në Rinas

Në kryeqytet vijojnë ngjarjet e rënduara që shqetësojnë qytetarët dhe autoritetet. Një fëmijë i moshës 2 vjeç, shtetas holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati...

“Banditizmi elektoral, “treni bullgar”/ Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, ku ka përmendur atë që e cilësoi dje Berisha si 'trenin bullgar'. Berisha...

Pesë socialistët më të votuar dhe pse Blendi Gonxhe nuk është i pari…

Nga Lutfi Dervishi Gonxhe nuk është i pari... Klasifikimi përfundimtar dhe real i votave preferenciale në PS, bazuar në raportin votë/kandidat: 1. Agron Malaj (Dibër): 1 votë...

Zotohet Berisha/Do detyrojmë Ramën për qeveri teknike! Shqiptarët të luftojnë me çdo çmim

Sali Berisha, u shpreh në studion e emisionit "Opinion" se Partia Demokratike dhe asnjë parti në botë nuk arrin të fitojë me një farsë,...

Lajme të tjera

Web TV