“Mamma mia, çfarë copash”/ Pritësi italian lumturohet për drogën që i dërgojnë shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media ka siguruar pjesë të përgjimeve të SPAK për dosjen Ura, përmes të cilave është bërë e mundur dokumentimi i trafikut ndërkombëtar të drogës nga anëtarët e një grupi të rëndësishëm kriminal në Shqipëri.

Nga operacioni i përbashkët i SPAK me Prokurorinë e Barit u lëshuan 52 masa sigurie, nga të cilat janë ekzekutuar 42.

Në një episod, ku protagonist është i shumëkërkuari Ervis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, ai trafikon 8 kg kokainë nga Gjermania për në Itali, pas porosisë që i bën Adi Çoba.

Nga bisedat e kryera në SKY ECC, Çoba bie dakord me çmimin që ka vendosur Doçi, duke pranuar se malli që do t’i dërgohet është i cilësisë së parë.

Në një përgjim, pritësi italian, i identifikuar si Angelo Zanzarelli, është regjistruar të përgëzojë furnitorët për mallin: “Ohoho, nëna ime, çfarë copash, si tha shoku, ahaha, si akull, ahaha…”.

Sipas SPAK, droga është dërguar në Itali nga Gjermania në gusht të vitit 2020 dhe bisedat përfshijnë drejtpërdrejt të akuzuarit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike./e.t

Të fundit

Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do ankohemi te SHBA për vjedhjen e zgjedhjeve”

Nga Simon Hadaj Paradokset e  politikës në këtë vend nuk çudisin më askënd, veçse ndonjëherë arrijnë në nivele të tilla...

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe...

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel. Ai ka...

Promovimi i Shqipërisë turistike/ Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Vermoshi duke ftuar qytetarët dhe të apsionuarit e natyrës ta vizitojnë atë. “Pamje...

Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i fitoi me 67% koalicioni i...

Lajme të tjera

Web TV