Samiti në Tiranë, nënkryetari i PD sulmon liderët evropianë: Na e keni shpifur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo vetëm Sali Berisha, por në sulm për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt më 16 maj në Tiranë, janë “lëshuar” edhe besnikët e tij. Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, një javë pas mbajtjes së kësaj ngjarjeje të rëndësishme, ka sulmuar jo vetëm qeverisë, por nuk ka kursyer as liderët evropianë, të cilët treguan mbështetje për Edi Ramën.

Në një reagim në rrjete sociale, Boçi e cilëson samitin si një “teatër absurd” dhe “certifikim ndërkombëtar të një regjimi autokratik”. Sipas tij, liderët e “vendeve-ëndërr” shkelën dhe poshtëruan me këmbë ëndrrën e shqiptarëve për t’u bërë si Evropa, duke iu “hedhur në qafë” Ramës që ka shkelur normat e demokracisë.

“Mirë që na keni lënë për 35 viteve dyerve të portave tuaja të rënda, por na e kurseni së paku teatrin absurd të shitjes së vlerave e parimeve dhe ndjenjën e të shpifurit ndaj “dashurisë” suaj dhe “habisë” suaj për udhëheqësin suprem-maoist tonin”, thotë Boçi.

Ai akuzon liderët evropianë për servilizëm dhe indiferencë ndaj fakteve dhe raporteve që, sipas tij, dëshmojnë për manipulime zgjedhore, kapje të shtetit dhe bashkëpunim me krimin e organizuar.

“Ju liderat “e pagabueshëm” të kësaj Europe të vjetruar, duhet ta dini mirë se për shumë shqiptarë, Bashkimi Evropian ka qenë për dekada simboli i shpresës, demokracisë dhe drejtësisë.  Nuk jua kemi borxh të kundërtën, sepse ai spektakli juaj nën avujt e miklimeve politike e ka krisur e madje thyer këtë besim. Mbështetja e përsëritur dhe pothuajse e neveritshme për Edi Ramën, për arsye tuajat meskine apo të shëndosha  shtetërore,  edhe në rastet kur ka prova të forta për manipulime zgjedhore dhe kapje të institucioneve, ka minuar besimin e thellë që qytetarët kanë pasur ndaj jush.”, shton Boçi.

Ai përmend raste që sipas tij kanë të bëjnë me blerje votash, kërcënime ndaj administratës dhe raportin e OSBE/ODIHR që kanë ngritur shqetësime për zgjedhjet. Boçi sulmon direkt vendet anëtare të BE-së, si Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Belgjikën, duke i akuzuar për hipokrizi përballë situatës në Shqipëri. Ai shkoi më tej, duke e krahasuar situatën me regjimet e vendeve të botës së tretë dhe me epoka të errëta të historisë shqiptare.

“BE-ja duhet të kuptojë një gjë themelore: Shqipëria nuk ka nevojë për një autokrat të dekoruar me miratime ndërkombëtare. Nuk ka nevojë as për prindi 1 e 2 e as për martesa burrë me burrë e grua me grua e as për surrogaci. Ka nevojë për zgjedhje të lira, drejtësi të pavarur dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve, jo partive.”, thekson ai.

Ky reagim i Boçit vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama, para se të mbahej samiti, mori mesazhe të shumta urimi nga liderët kryesorë si kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ajo italiane Giorgia Meloni, presidenti francez Emmanuel Macron. Urimet ndaj Ramës u panë edhe si një ‘certifikim’ i zgjedhjeve, duke rrëzuar poshtë pretendimet e opozitës për manipulim.

Reagimi i plotë:

EUROPIANË, NA E KENI SHPIFUR

Samiti i BE përtej agjendave politike të shteteve anëtare, u interpretua nga pritësit (Rama) si një akt certifikimi i një batërdie zgjedhore e denjë për vendet e botës së tretë.
Në një sallë të veshur me çmenduri traktesh me ngjyra, servilizma të pështira, shfrime deliresh, shqiptarët panë e dëgjuan se si u shkërmoq para ekraneve, ëndrra e tyre e dikurshme për Shqipërinë si gjithë Europa.

Natyrshëm jo pa ironi, pyetja e parë e post samitit është:

A jemi ne si Europa, apo ne kemi zbuluar se Europa është si ne, pas 35 vitesh?!

Sepse është krejt e pamundur që njerëzit e gjithëpushtetshëm të vendeve-ëndërr ta shkelin e poshtërojnë me këmbë atë ëndrrën tonë, duke ju hedhur në qafë me urime një njeriu që ka përdhosur çdo normë demokracie dhe europiane, një narkomani që ka themeluar një narkoshtet në zemër të një Europe të lodhur nga vaniteti i mirëqenies dhe nga mplakja e besimit.

Lexo edhe :  “Janë 30 episode të trafikut të drogës" – Klodiana Lala flet për operacionin e SPAK

Mirë që na keni lënë për 35 viteve dyerve të portave tuaja të rënda, por na e kurseni së paku teatrin absurd të shitjes së vlerave e parimeve dhe ndjenjën e të shpifurit ndaj “dashurisë” suaj dhe “habisë” suaj për udhëheqësin suprem-maoist tonin.

Ju liderat “e pagabueshëm” të kësaj Europe të vjetruar, duhet ta dini mirë se për shumë shqiptarë, Bashkimi Evropian ka qenë për dekada simboli i shpresës, demokracisë dhe drejtësisë.

Nuk jua kemi borxh të kundërtën, sepse ai spektakli juaj nën avujt e miklimeve politike e ka krisur e madje thyer këtë besim.

Mbështetja e përsëritur dhe pothuajse e neveritshme për Edi Ramën, për arsye tuajat meskine apo të shëndosha  shtetërore,  edhe në rastet kur ka prova të forta për manipulime zgjedhore dhe kapje të institucioneve, ka minuar besimin e thellë që qytetarët kanë pasur ndaj jush.

A mos vallë ju gjermanë nuk keni dijeni për përgjimet e publikuara nga “Bild”, ku zyrtarë të lartë të PS-së dëgjohen duke organizuar blerjen e votave?!
Apo ndoshta ju belgë, holandezë, spanjollë, suedezë etj, nuk njihni gjetjet e OSBE/ODIHR, organizatës suaj të certifikuar ndërkombtarisht, për shkelje të rënda të pandodhura në një vend europian, të denja për Indinë e viteve ‘70 dhe vendet e Afrikës, në procesin zgjedhor?!

Po ju francezëve nuk jua kanë thënë ende shërbimet tuaja të sigurisë, se gjuha e dytë më e përdorur në Sky-Encro nuk është frëngjishtja,por shqipja dhe se nga thyerja e sistemit që i bëtë ju, del qartë bashkëpunimi politik i Ramës me bandat për të rrëmbyer zgjedhjet, për të pastruar para e për të fuqizuar krimin?!

Po ju italianë nuk e dini akoma që mafia juaj sot sipas antimafias suaj të famshme, konkurrohet bindshëm nga mafia shqiptare që fuqinë anteiste e ka tek mbështetja e politikës dhe shtetit të Edi Ramës, apo verbimi për një burg emigrantësh ju a ka errësuar mendjen dhe logjikën demokratike e atë konservatore?!

Po selitë tuaja diplomatike, apo ajo e BE nuk lexojnë dot rastet e njohura në këto zgjedhje me fakte të denoncuara nga opozita e media ku qytetarët ndihen të shantazhuar, të blerë ose të braktisur?!

Rastet kur procesi zgjedhor është hedhur në erë?!

Kur vota rrëmbehet e tjetërsohet me grupe kriminale, patronazhim politik e administrativ, me para ose kërcënim për vendin e punës,  bukën e gojës, madje deri dhe deri me jetë?!

A doni më shumë se kaq?!

Ndoshta, ndoshta, ju ende nuk e keni kuptuar të dashur evropianë që Rama ka përdorur hanxharët e drejtësisë së futur në xhepin e tij, për të përndjekur e burgosur kundërshtarët politikë, bash siç bëri paraardhësi i tij Hoxha, sepse tingëllon cinike dhe absurde që ju vazhdoni të shprehni “kënaqësi” për “reformat” dhe “përparimin” e Ramës.

Unë nuk jam diplomat zotërinj, por kjo nuk është më diplomaci. Kjo quhet bashkëfajësi!

BE-ja duhet të kuptojë një gjë themelore: Shqipëria nuk ka nevojë për një autokrat të dekoruar me miratime ndërkombëtare.
Nuk ka nevojë as për prindi 1 e 2 e as për martesa burrë me burrë e grua me grua e as për surrogaci.
Ka nevojë për zgjedhje të lira, drejtësi të pavarur dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve, jo partive.

Mbështetja që i është dhënë dhe jepet Ramës nga ju, pavarësisht shkeljeve të demokracisë, është mesazhi më i keq që mund t’u jepet shqiptarëve: se nuk ka rëndësi sa padrejtësi ndodhin, sa vota vidhen apo sa njerëz largohen – mjafton që të mbash një fasadë “stabiliteti”.
E gjitha kjo ta shpif zotërinj europianë!

Ah, në fund dhe një gjë:

Qeshuni europianë me pamjet tuaja prej fëmijësh të servirura nga çmenduria e kultivuar dhe inteligjenca artificiale njëherazi.

Qeshuni!

Rama asht i juaji!

Por megjithatë, mos harroni se Europa është e shqiptarëve./e.t

Të fundit

Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do ankohemi te SHBA për vjedhjen e zgjedhjeve”

Nga Simon Hadaj Paradokset e  politikës në këtë vend nuk çudisin më askënd, veçse ndonjëherë arrijnë në nivele të tilla...

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe...

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel. Ai ka...

Promovimi i Shqipërisë turistike/ Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Vermoshi duke ftuar qytetarët dhe të apsionuarit e natyrës ta vizitojnë atë. “Pamje...

Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i fitoi me 67% koalicioni i...

Lajme të tjera

Web TV