Kodi i fshehur i veshjes: Çfarë s’duhet të vishni kurrë gjatë një udhëtimi me avion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-stjuardesa Barbara Bacilieri, e cila u bë e njohur si YouTuber (Barbie Bac), ka ndarë një informacion mjaft të dobishëm sa i përket udhëtimeve, sidomos gjatë verës.

Çfarë duhet të vishni dhe çfarë duhet të mos vishni në një fluturim

“Linjat ajrore nuk do t’jua tregojnë gjithmonë këtë, por ekziston një kod veshjeje i fshehur. Nëse e shkelni atë, mund t’ju mohohet hipja në bord, të vonoheni në kontrollet e sigurisë ose, edhe më keq, të rrezikoni një emergjencë.”

Mund të mos e kishit menduar, por bëhet fjalë për këpucët me takë të lartë.

“Takat e larta mund të shpojnë rrëshqitësen e evakuimit të aeroplanit “, theksoi 29-vjeçarja, duke shpjeguar se evakuimi në një rast të tillë do të shndërrohej në një makth.

Por ka edhe të tjera veshje, të cilat do të jenë të parehatshme në rast urgjence, siç janë fustanet e shkurtra, fundet dhe pantallonat e shkurtra.

“Po, mund të duken bukur në Instagram, por në rast evakuimi ato çojnë në djegie (nga fërkimi) apo gërvishtje.”

Ish-stjuardesa shprehet se duhet të përfytyrojmë veten duke zbritur në rrëshqitësen e fryrë me lëkurën e ekspozuar.

“Është e dhimbshme dhe e rrezikshme”, shtoi ajo.

Gjithashtu nuk rekomandohet të vishni geta, pasi janë të bëra nga materiale që digjen shumë shpejt. Prandaj, në rast zjarri në aeroplan, “ato mund të shkrihen në lëkurë dhe të shkaktojnë djegie serioze”.

Pra, çfarë duhet të veshim para se të nisemi për në aeroport? Bacilieri rekomandon atlete të rehatshme, pantallona të gjata dhe një xhaketë/bluzë të lehtë./E.Ç

Të fundit

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në...

Brooklyn Beckham “fsheh” tatuazhin për mamanë në mes të krizës familjare me prindërit

Brooklyn Beckham ka bërë një ndryshim të dukshëm në tatuazhet e tij, që për shumë mendohet si një “mesazh i heshtur” në mes të...

Restaurimi i Spaçit, reagon Ministria e Kulturës: Tymnajë e panevojshme

Në godinën e ish-burgut të Spaçit, monument kulture i kategorisë së dytë po kryhen disa ndërhyrje si pjesë e një projekti restaurimi të Institutit...

Tronditet tregu i aksioneve të Teslës: 152 miliardë dollarë të djegura në katër orë

Zgjati pothuajse një vit. Ishte 13 qershori i vitit 2024 kur, pak minuta pasi Trump ishte goditur nga një plumb në skenën e Butler,...

E dua grafitin në Paris, por “tagging” është një version vizual i “manspreading”

Më quani një “bobo” të shtresës së mesme, por arti i rrugës me frymëzim nuk ka asgjë të përbashkët me shkrimet e spërkatura që...

Lajme të tjera

Web TV