Veliaj publikon projektin e ri te “Nënë Tereza”: Një oaz i gjelbër kushtuar librit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar projektin më të ri artistik dhe urban për kryeqytetin “Tirana Moons”, një instalacion i veçantë që do të vendoset në sheshin “Nënë Tereza”.

Vepra mban firmën e arkitektit të njohur Chris Precht dhe vjen si një oaz i gjelbër dhe një hapësirë publike kushtuar librit.

“Shumë i lumtur që nisëm punën për të sjellë në jetë një tjetër projekt të bukur për qytetin “Tirana Moons” vepër e arkitektit Chris Precht, që do të qëndrojë si instalacion në sheshin “Nënë Tereza”, tamam si një oaz i gjelbër dhe hapësirë publike kushtuar librit. Instalimi i “Tirana Moons” nuk do të ketë asnjë impakt mbi strukturën e sheshit, por ndërkaq do ta transformojë atë në një mjedis plotësisht miqësor, e veçanërisht për fëmijët dhe familjet, si një atraksion i lëvizshëm që do t’i mbetet qytetit. Mezi pres që Tiranës t’i shtohet një tjetër xhevahir arkitekturor”, thotë Veliaj. m.p.

Të fundit

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Familja e tij bëri...

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën. Kushtetuta...

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për “Ora...

Lajme të tjera

Web TV