“Me 1 mandat s’futem në parlament!” Lapaj ka dy arsye për të ndryshuar mendje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Më dëgjo mua! Nëse ndodh që ne si koalicion marrim vetëm 1 mandat, unë, Adriatik Lapaj, nuk do të jem ai që do ta marrë atë mandat. Nuk jam këtu për një copë deputeti”.

Kjo ishte deklarata e nxituar e kreut të “Shqipëria Bëhet” para zgjedhjeve të 11 majit, kur ai priste të fitonte “deri në 13 mandate”, siç pati deklaruar për Blendi Fevziun në “Opinion”. Vetëbesimi i tij ishte i jashtëzakonshëm, por fushata nuk e shpërbleu sa duhej.

Koalicioni i drejtuar prej tij mori mbi 64 mijë vota, por vetëm një mandat. Ai iu afrua me disa qindra vota marrjes së mandatit në qarkun Fier. Deklarata “nuk bëhem deputet nëse marrim 1 mandat” ishte qesharake, e nxituar, shenjë deliri dhe papjekurie.

Çfarë do të bëjë Lapaj pas këtij zotimi? Askush nuk e di, por ka dy arsye pse ai pritet ta pranojë dhe të hyjë në parlament. Së pari, do të ishte një vendim ekonomik. Shteti shqiptar financon çdo parti politike që merr të paktën një mandat në parlament. Kjo e detyron Lapajn ta pranojë mandatin që ka fituar si kandidati më i votuar i koalicionit, sepse në katër vitet e ardhshme financat shtetërore janë të rëndësishme për ecurinë e partisë.

Nëse e refuzon, mandatin e merr automatikisht Endrit Shabani, si kandidati i dytë më i votuar i koalicionit. Kjo do të bënte që fondet shtetërore t’i kalonin partisë në koalicion, “Nisma Thurje”, dhe jo partisë së Lapajt.

Arsyeja e dytë është zbatimi i vullnetit të popullit. Ndoshta jo të 64 mijë shqiptarët kanë votuar numrin 6 të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për Lapajn, por shumica e këtyre votuesve janë frymëzuar pikërisht prej tij.

Lexo edhe :  Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë

Ai ishte lideri i koalicionit dhe populli ka votuar pikërisht atë. Askush nuk pret që një emër tjetër të përfaqësojë 64 mijë votues, kur vetë nuk është renditur i pari i listës. m.p.

Të fundit

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Arsyeja përse Sali Berisha është kaq i qetë pas 11 Majit

Mero Baze Sali Berisha është shumë i relaksuar. Nëse i hidhni një sy intervistës së tij tek “Opinion” i Fevziut, dukej sikur kishte arritur ëndrrën...

Ngriti “shtëpi bari” në Australi? Reagon Elvis Pupa: S’ka asgjë të jashtëzakonshme…

Aktori Elvis Pupa ka reaguar pas lajmit të publikuar nga mediat australiane se ai dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa akuzohen se kishin kthyer...

Miley Cyrus zbulon problemin shëndetësor që e mbajti sekret!

Miley Cyrus gjatë një interviste të mërkurën në “The Zane Lowe Show” foli për frikën shëndetësore me të cilën u përball gjatë bashkëprezantimit të...

Lajme të tjera

Web TV