E bujshme: Cristiano Ronaldo drejt Kupës së Botës për Klube!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lënë të hapur mundësinë që Cristiano Ronaldo të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që zhvillohet këtë verë në Shtetet e Bashkuara, shkruan A2 CNN. Edhe pse skuadra e tij aktuale, Al-Nassr, nuk arriti të kualifikohet për turneun me 32 ekipe, Infantino zbuloi se “ka diskutime” për përfshirjen e portugezit në këtë kompeticion.

Në një intervistë me YouTuber-in e njohur IShowSpeed, Infantino foli fillimisht për Lionel Messin, i cili do të luajë me Inter Miami në ndeshjen hapëse më 14 qershor. Më pas ai shtoi: “Dhe ndoshta Ronaldo do të luajë gjithashtu për ndonjë ekip në Kupën e Botës për Klube. Ka diskutime me disa klube”.

Kontrata e Ronaldos me Al-Nassr përfundon më 30 qershor, ndërsa FIFA ka hapur një dritare shtesë transferimesh nga 1 deri më 10 qershor për të mundësuar afrime për turneun.

Sipas gazetës spanjolle Marca, një klub brazilian i paidentifikuar ka bërë ofertë për Ronaldon. Një nga kandidatët mund të jetë Botafogo, një nga katër skuadrat braziliane të kualifikuara. Trajneri i tyre, Renato Paiva, nuk e mohoi interesin dhe tha: “Një yll si Ronaldo nuk refuzohet”.

Ronaldo, pesë herë fitues i Topit të Artë, ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe mbetet një nga golashënuesit më të frikshëm, pavarësisht moshës 40-vjeçare.

Me skuadra të mëdha si Real Madrid, Juventus, Chelsea dhe Manchester City në turne, pjesëmarrja e Ronaldos do ta rriste më tej prestigjin e këtij edicioni të ri të Kupës së Botës për Klube. m.p.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV