KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së ankimimeve.

Pasi KZAZ-të përfunduan numërimin dhe përgatitën tabelat përmbledhëse të rezultateve për çdo qark, ato iu dorëzuan KQZ-së për shqyrtim dhe miratim.

KQZ shqyrtoi secilën tabelë përmbledhëse dhe pasi nuk konstatoi parregullsi ligjore ose teknike, miratoi tabelat për 12 qarqet.

Tashmë çdo subjekt zgjedhor që ka rezerva për rezultatin në një qark, ka të drejtë të ankohet brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes së vendimit të KQZ-së në KAS për rezultatin e secilit qark ku ka pretendime.

Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do ta njohë rezultatin dhe tashmë ka nisur hapat e parë ligjorë për kundërshtimin e tij, dhe ka ankimuar deri më tani në KAS vetëm rezultatin për qarkun e Kukësit. m.p.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV