Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPARTAK NGJELA – Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i njeh zgjedhjet e majit 2025; dhe Parlamentin e sotëm të Shqipërisë, ai po e quan farsë dhe të paligjshëm.

Por vetë Saliu ka vendosur qe të hyjë në Kuvendin e Shqipërisë si deputet në një parlament të paligjshëm. (!) Domethënë se indirekt po na thotë se në fakt ai i njeh zgjedhjet.

Po pse Saliu u tërhoq nga mendimi i parë se ai nuk do ta njihte një parlament që kishte dalë nga zgjedhje të vjedhura nga Partia Socialiste?

Ja, ky është Saliu!

Ai tha këto ditë se nuk i ka humbur zgjedhjet e majit 2025; sepse atij, si Parti Demokratike, i kanë grabitur 28 mandate deputetesh.

Por, në Kuvendin e Shqipërisë, Saliu do vijojë të shkojë, ndërsa nga politika nuk e jep dorëheqjen, edhe pse votimet që ka humbur; i janë manipuluar.

Po pse, Saliu do të shkojë e të ulet si deputet në një parlament farsë dhe me deputetë të zgjedhur me vota të manipuluara nga Partia Socialiste?

Hahahahaha…

Domethënë kuptohet se këtë rrotullim absurd Saliu e bëri që Partisë Demokratike ai t’i thotë: Partia Demokratike ka fituar por asaj i kanë manipuluar votat në numërimin e tyre, prandaj ai nuk mund ta japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike.

E kuptoni se kush po e drejton ende Partinë Demokratike?! Një humbës vijues në katër palë zgjedhje politike rresht.

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë? Të shohim: Partia Demokratike a do t’i mbledhë forumet e partisë që, pasi të shkarkojnë Berishën si kryetar humbës i zgjedhjeve të majit 2025, të zgjedhë një kryetar të ri?

Lexo edhe :  E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 24-vjeçar në liqenin e Farkës

Të shohim! Partia Demokratike, a do ta zbatojë statutin e saj? Janë shumë për një kryetar partie që ky të ketë humbur katër zgjedhje politike rresht për Partinë Demokratike; dhe të vijojë të qëndrojë si kryetari i saj. Prisni dhe shikoni!

Të fundit

Kthjellime dhe vranësira, si do të jetë moti këtë të diel

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash...

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje, ku shumë prej kandidatëve morën...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Lajme të tjera

Web TV