Një rrëfim zemre/ Edlira Çepani prek me fjalët për Gertin që s’është më

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, aktivistja për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani, ndau një nga momentet më të ndjeshme dhe personale të jetës së saj: humbjen e bashkëshortit, Gerti Bogani.

Me zërin që i dridhej dhe lot në sy, Edlira foli për dhimbjen që vazhdon të mbajë brenda vetes dhe për vështirësinë më të madhe – t’ua tregonte lajmin fëmijëve.

Një rrëfim i rrallë dhe prekës, që tregoi edhe një herë forcën e një gruaje që, pavarësisht dhimbjes, ka zgjedhur të mbetet zë i fuqishëm për të tjerët

“Mijëra njerëz pritën me orë të tërë në homazhe dhe e nderuan siç e meritonte kanë kaluar disa muaj nga largimi i jetës. Nuk ka përfunduar asnjëherë grupi i madh i njerëzve që më ndalojnë në rrugë dhe më thonë ‘unë nuk të njoh, dua thjesht të jap një përqafim’. Kjo është dhe një vlerësim ndaj figurës së tij, dhe këtë kanë fatin ta shohin dhe fëmijët tanë. Nuk prisja numër aq të madh. Njerëz që nuk i njeh por me zemrën e madhe që ka shqiptari, vijnë dhe të japin forcë. Është një bekim. Është aty dhe do të qëndrojë gjithmonë aty. Unë dua ta kujtoj atë ditë, dua ta kujtoj si një mësim që jeta ta jep, në këtë botë jemi kalimtarë dhe nuk kemi kontroll mbi jetën, botën asgjë. Ajo që kemi në dorë është të përdorim jetën për t’i dhënë botës një dritë më shumë. Gerti arriti ta bënte këtë.
Një miku im që kishte kaluar shumë probleme në jetë më tha ‘ti nuk e kupton sa e fortë je, derisa të jesh e fortë është e vetmja mundësi që ke’. Unë e di që këtë gjë nuk e kam vetëm unë, e kanë dhe gratë shqiptare që janë mësuar me sfida dhe janë mësuar të marrin situatën në dorë. E kam mësuar nga gratë që unë punoj, ato janë modeli im dhe unë do jem një model për to.

Lexo edhe :  Operacioni anti-drogë i SPAK-DIA/ Cilat janë bizneset dhe televizioni i sekuestruar

Më thonin ‘do kalojë’, nuk kalojnë dhimbje të tilla. Thjesht mësohesh të vendosësh maskën dhe të ecësh para për hir të trashëgimisë, misionit që ka lënë pas dhe për hir të fëmijëve. Ata nuk meritojmë më shumë dhimbje se ajo që kanë kaluar. Në përditshmëri dukesh sikur e vazhdon përditshmërinë, por është pa ngjyrat që kishte.

Gjëja që më mungon më shumë është këshilla, që është e drejtë. Më mungon dhe telefonata që bën kur të ndodh diçka e bukur. E ndjej gjithmonë dhe e kam aty. Ai ishte unë dhe unë isha ai”, tha ndër të tjera ajo./E.T

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV