I biri i Piro Milkanit falënderon stafin e QSUT/ I shërbyen me përkushtim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Djali i regjisorit të njohur shqiptar Piro Milkani, Eno Milkani ka falënderuar mjekët e QSUT për shërbimin e tyre në ditët e fundit të jetës së babait të tij. Në një postim në rrjete sociale, ai shpreh falenderime për stafin mjekësor për përkushtimin që treguan për të atin gjatë këtyre ditëve të vështira.

“Piro iku. Por në 10 ditët e fundit, ata që i qëndruan më pranë ishin mjekët dhe infermierët e spitalit në QSUT. I shërbyen me përkushtim, jo vetëm atij, por edhe çdo pacienti tjetër që ndodhej aty. Doja t’i përqafoja dhe t’ju puthja duart këtyre profesionistëve, të cilët çdo ditë lehtësojnë shqetësimet dhe dhimbjet e familjarëve. Shpresoj të mi lexojnë këto fjalë zemre, sepse shpeshherë, kur nuk i kemi në nevojë, duket sikur i harrojmë. Djem e vajza të rinj në moshë, njerëzorë në komunikim dhe hyjnorë në shërbim. Ju falënderoj!”, ka shkruar Eno.

Një ditë më parë, në një intervistë të dhënë për Report TV, djali i Milkanit u shpreh se ai ndihej i realizuar pasi kishte provuar edhe skenarin dhe aktrimin. Ai tha se megjithëse ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, ditët e fundit kishte besimin se do të shërohej.

“E ndjente veten shumë të realizuar, sepse e thoshte e provoi skenari dhe aktrimin. Gjatë kësaj periudhe kishte ulje të rezistencës të organeve jetësore, por nuk e humbiste besimin thoshte do shërohem dhe kështu do të inkurajonim njëri-tjetrin. Në tre ditët e fundit reagonte shumë pak, derisa u shua dje. ‘Zonja nga Qyteti’ ka qenë një nga filmat e tij të preferuar. Mendonte që edhe të rinjve duhet tu jepet mundësi për të bërë filma, sepse vetëm duke e kultivuar mund ta mbash gjallë kinematografinë”, tha Eno Milkani.

Piro Milkani u përcoll për në banesën e fundit mesditën e së dielës. Në një ceremoni private të afërm, kolegë, bashkëpunëtorë dhe miq nderuan me homazhe regjisorin e mirënjohur, kontributi i të cilit është i jashtëzakonshëm dhe i paharrueshëm në artin shqiptar./E.T

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV