Kroacia merr Presidencën e BE-së, Ruçi: Kjo është mundësia e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçika dërguar një letër urimi për homologun e tij kroat Gordan Jandrokovic për marrjen e Presidencës së BE-së nga Kroacia.

Në mesazhin drejtuar Jandrokovic, Ruçi shprehet se Preseidenca kroate është mundësi shumë e mirë për Shqipërinë e Ballkanin Perëndimor.

.“Është një sprovë e vështirë, por edhe domethënëse dhe bukur që vetëm shtatë vjet pas pranimit si anëtare e familjes europiane, vendi ynë fqinj, mik dhe partner, merr kryesimin e saj”,-shprehet kryeparlamentari shqiptar.

Më tej ai thekson faktin se vendi ynë ka besim te Qeveria e Kroacisë dhe se pret që t’i kushtohet vëmendja që i takon vazhddimësisë se axhendës evropiane të Shqipërisë.

“Ne kemi besim se Parlamenti dhe Qeveria e Kroacisë si edhe Ju personalisht, siç edhe e kini shpallur, do t’i kushtoni vëmendjen që i takon avancimit të agjendës europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor”-shkruan Gramoz Ruçi.

Mesazhi i plotë:

“I dashur Gordan,

Me rastin e fillimit të Presidencës Kroate të Bashkimit Europian, kam kënaqësinë që në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal tJu uroj Ju dhe Parlamentin e Kroacisë realizimin me sukses të kësaj sfide.

Është një sprovë e vështirë, por edhe domethënëse dhe bukur që vetëm shtatë vjet pas pranimit si anëtare e familjes europiane, vendi ynë fqinj, mik dhe partner, merr kryesimin e saj.

Shqipëria ka pritur me entuziazëm dhe besim prioritetet e Presidencës Kroate, bërë të njohura nga Ju dhe autoritetet e larta shtetërore: Europë që zhvillon, Europë që lidh, Europë që mbron, Europë që ndikon, sipas vizionit “Një Europë e fortë, në një botë plot sfida”.

Ky vizion dhe këto prioritete janë në koherencë me Agjendën e Re Strategjike të Këshillit Europian, 2019-2024, dhe Direktivat Politike të Komisionit Europian.

Lexo edhe :  “Vuloset” lista e Tiranës, ja deputetët që futen zyrtarisht në Parlament

Ne kemi besim se Parlamenti dhe Qeveria e Kroacisë si edhe Ju personalisht, siç edhe e kini shpallur, do t’i kushtoni vëmendjen që i takon avancimit të agjendës europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Siç edhe kemi pasur rastet të diskutojmë gjatë takimeve tona të shpeshta kohët e fundit, Kuvendi, Qeveria, institucionet dhe qytetarët e Shqipërisë janë përfshirë në një agjendë reformash të guximshme gjithëpërfshirëse kombëtare në prioritetet kyçe të integrimit dhe kanë arritur rezultate të dukshme, të prekshme e të vlerësuara nga Parlamenti dhe Komisioni Europian, të cilët rekomanuan çeljen e negociatave të anëtarësimit në mbledhjen e tetorit 2019.

Edhe pse Këshilli Europian nuk arriti të rekomandonte çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e 17-18 tetorit 2019, kjo nuk na ka dekurajuar, por përkundrazi, na ka mobilizuar më shumë dhe na ka rritur ndjenjën e përgjegjësisë për integrimin europian të Shqipërisë.

Unë shpreh bindjen se Presidenca Kroate do të jetë Presidenca e përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe se gjatë Presidencës Suaj do të çelen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Kroacia do t’ia arrijë me siguri që vendet skeptike të kapërcejnë barrierat konceptuale jorealiste dhe t’i bind ato se rajoni ynë është një vlerë e shtuar e Bashkimit Europian dhe qytetërimit perëndimor.

Më lejoni, i nderuar koleg, që bashkë me përgëzimet për një Presidencë Kroate të sukseshme, tJu uroj Gëzuar Vitin e Ri 2020.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi./Përgatiti: Fjala.al/

 

 

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV