Dhuna e Policisë së Shtetit/Unioni i gazetarëve kërkon vënien para përgjegjësive ligjore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përplasjes së qytetarëve me efektivët në Teatrin Kombëtar, ka reaguar Unioni i Gazetarëve Shqiptarë të cilët kanë deklaruar se e dënojnë dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit.

Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare

Dhuna policore mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret ne mbrojtje te Teatrit Kombëtar është turp qeverisës dhe akt mbi liritë themelore

Dhuna policore e zhvilluar mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret e Tiranes natën e 17 majit 2020, është një përballje e rrezikshme dhe me pasoja e shtetit mbi liritë themore te shoqerise sonë. Kacafytja e policeve te shtetit me gazetarin Alfred Lela dhe shtyrjet e reportereve ne krye te detyres, janë dëshmi e qarte e një degradimi dhe kercellime dhembesh e shtetit qe tenton te japë prova si shtet policor.

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon ketë dhune. Kërkon me force vënien para përgjegjësisë ligjore te urdherdhenesve dhe te personave dhunues, pamvaresisht me, apo pa, uniforme.

Unioni i Gazetareve Shqiptare mbështet te gjithë koleget gazetare ne denoncimin ligjor te dhunës dhe dhunuesve dhe shpreh solidaritetin e pakufi me te gjithë koleget gazetare qe përballen me kërcenime apo dhunime prej individëve dhe segmenteve te shtetit. Akte te tilla jane degradim i vete natyres se shtetit dhe shenja te rreshqitjes se demokracise sone ne autoritarizem.

Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare

Të fundit

Gafa e radhës nga Bayern, merr sulmuesin e Chelsea për 81,5 mln euro!

Zbulohen detajet e kalimit të Nicolas Jackson te Bayern. Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez do të paguajë 16,5 mln...

Ka apo s’ka Kuvend në Kosovë?

Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar ende, pavarësisht se kryetari i tij thotë të kundërtën. “Konstituimi i...

La Liga në “hall”, në tre javë janë dy arbitra të dënuar

Linjë e ashpër kundër arbitrave në kampionatin spanjoll. Në tre javë dy janë përjashtuar. Interesant është fakti që në ndeshjen e Realit, pas protestave...

Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. A2 CNN mëson se Lorenc Shehu, i cili ishte...

Policia merr nën hetim kujdestaren për keqtrajtimin e të miturve

Kujdestarja në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës pas denoncimit të ditës së djeshme në media ku...

Lajme të tjera

Web TV