Shqipëria nuk pranoi, Britania do t’i kërkojë Kosovës të marrë azilkërkuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar raportohet se do t’i kërkojë Kosovës që të marrë azilkërkuesit që mbërrijnë me gomone në ishull. Kështu shkruan gazeta britanike “The Times” në faqen e saj online.

Sipas saj, Kosova është një prej shteteve të identifikuara nga qeveria britanike për të ngritur “kampet e kthimit” ku emigrantët do të dërgohen pasi kërkesat e tyre për të qëndruar në Britani të jenë ezauruar.

Mes shteteve të tjera të përmendura nga “The Times” janë edhe Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina. Përfaqësuesit e qeverisë së Keir Starmer do të flasin së shpejti me drejtuesit e këtyre shteteve për të arritur një marrëveshje të mundshme, shkruhet në artikull.

Më parë, edhe Shqipëria është përfolur si një destinacion i mundshëm për azilkërkuesit që shkojnë në Britani. Por në një konferencë të përbashkët për mediat më 15 maj në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ia bëri të qartë homologut Starmer se marrëveshje si ajo me Italinë nuk mund të ketë, shkruan A2 CNN.

“Kam qenë shumë i qartë që prej ditës së parë që kur nisëm këtë proces me Italinë, që kjo ishte një marrëveshje e vetme me Italinë, për shkak të marrëdhënies sonë të veçantë, por edhe falë situatës gjeografike që është tejet kuptimplotë. Për të qenë i sinqertë me ju, na kanë kërkuar një sërë vendesh nëse ishim të hapur për një gjë të tillë dhe ju kemi thënë jo, sepse jemi besnik martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht dashuri”, tha Rama./ET

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV