Humbja e zgjedhjeve, ish-deputetja demokrate: Berisha të largohet urgjent

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka tha se rezultati i opozitës në zgjedhjet e 11 majit është i turpshëm, pasi mundësoi Ramës qëndrimin në pushtet, madje duke shtuar vendet në Parlament.

“Strukturat dhe grupi parlamentar që është ende, duhet të bëjë një analizë pse ne i kemi dhënë Ramës 83 mandate të frikshme”, tha ajo.

Ish-deputetja tha gjithashtu se Berisha ka përgjegjësinë finale, para se të largohet duhet ta çojë PD drejt demokratizimit. Nëse nuk ndodh kjo, PD do të kthehet në bunkerizimin e vet, me ata njerëz që janë besnikë të zotit Berisha.

“Në betejën e tij personale, zoti Berisha ka fituar. Edhe politikisht. Tani nuk është më një grup me 10 vetë, por me 42. Çështja është, a është kjo një fuqi në Parlament, për të ndryshuar, për të vendosur? Jo! Sepse mund të jenë besnikë të tij personal por jo një armatë që mban përgjegjësi dhe mund të ndikojë në jetën politike shqiptare. Bashkë në Parlament nuk do të ndikojnë. Kjo është gjëja më e trishtueshme e këtij Parlamenti. Aq më shumë që pritet të ketë probleme. Sepse përderisa zoti Berisha nuk i pranon zgjedhjet, do të thotë që nuk do të hyjë në Parlament. Atëherë, çfarë presim…?”.

Zoti Berisha, pavarësisht se sot, nuk është më kryetari i Partisë, sipas atij statuti, jo sipas dëshirës sime, kjo nuk do të thotë që partia nuk mund të hyjë në proces reflektimi, analize. Edhe vetë zoti Berisha mund ta drejtojë këtë proces. Madje mund të fusë partinë në zgjedhje dhe ata që mëtojnë të jenë kryetarë, ne t’i njohim, t’i shohim çfarë projekti politik kanë dhe çfarë garancie i japin demokratëve. Nëse nuk ndodh kjo, PD do të kthehet në bunkerizimin e vet, me ata njerëz që janë besnike të zotit Berisha… Mendoj se zoti Berisha ka edhe përgjegjësinë finale para se të largohet që ta çojë PD drejt demokratizimit”, u shpreh Açka./kb

Lexo edhe :  I ra në kokë bojleri teksa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë!

Të fundit

Celibashi i rrëzon PD-së pretendimin për ‘trenin bullgar!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike për “trenin bullgar” të pretenduar për ngjarjen e Peqinit,...

Po mban peng partinë!/ Nëse Berisha nuk largohet, PD do humbasë si ‘kripa në det’!

Nëse Sali Berisha nuk dorëhiqet dhe largohet nga partia, PD-ja do të marrë humbje edhe më të thella, madje do të “shkrihet si kripa në det”. Reformimi...

“Do largohem vetë, por jo pa…”/ Trump kërcënohet me jetë nga një emigrant

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është kërcënuar me jetë. Kjo është e disa herë që ai kërcënohet me jetë, por kësaj here kërcënimi vjen nga një...

Kujdes ç’postoni në rrjete sociale! Zbardhet vendimi i Trump për studentët e huaj

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të intervistave për vizat studentore në të gjitha ambasadat apo konsullatat e Shteteve...

Investitorët nga jashtë ‘joshen’ nga borxhi i brendshëm i qeverisë shqiptare

Investitorët nga jashtë vendit i zgjeruan përsëri investimet e tyre në instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV