Gruaja dhe 3 fëmijët u mbytën në lumin Buna, gjykata dënon burrin me 6 vite heqje lirie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 6 vite burg Erdgys Arrazin, burrin e arrestuar një vit më parë për tragjedinë në ujërat e lumit Buna, ku Alma Arrazi u vetëflijua bashkë me tre fëmijët e mitur. Për shkak të dhunës fizike dhe psikologjiek, gruaja e Arrazit shkoi drejt vetëflijimit.

Gjyqtari Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Erdgysin, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim është ulur me 2 vite, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite.

Togat e zeza kanë konstatuar se i pandehuri, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij, duke shkaktuar tek kjo e fundit një gjendje ankthi dhe depresioni, që çoi në vetëflijim në ujërat e Lumit Buna.

E gjithë ka nisur për shkak se Erdgys Arrazi kishte krijuar një lidhje jashtë martesore, dhe presionin bashkëshortes ia bënte me qëllim që ajo të largohej nga banesa e tyre në Shkodër. Sakaq, gjyqtari Orgent Nazaj ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Shkodrës për pushimin e akuzës për “Vrasje në rrethana cilësuese” ndaj Erdgys Arrazit, me argumentin se nuk u konstatuan prova bindëse për faktimin e kësaj vepre penale.

39 vjeçarja Alma Arrazi u vetëmbyt në lumin Buna më 2 maj 2024 rreth orës 20:00 pasi u nda nga kunata e saj me të cilën pinë kafe. Por ngjarja u bë publike tre ditë më pas, pasi Alma kishte thënë se do shkonte tek vëllai i saj në Durrës dhe sipas familjarëve, ajo e bënte shpesh këtë prandaj dhe nuk dyshoi askush prej ditës së parë.

Ngjarja tronditi opinion publik dhe autoritetet nisën një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi, ku fillimisht u gjet trupi i pajetë i një prej vajzave të mitura në anë të lumit Buna nga një peshkatar, pas 24 orësh u gjet edhe motra tjetër, ndërsa trupi i pajetë i Alamës me djalin e vogël u gjetën pas 3 ditësh kërkime intensive nga polumbarët e RENEA dhe FNSH dhe Forcat e Armatosura.

Lexo edhe :  Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e tretë, ja akset që do të bllokohen

Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna bashkë me fëmijët për shkak të tradhëtisë së bërë nga bashkëshorti i saj, Ergys Arrazi si dhe nga dhuna e vazhdueshme në familje.

Duke iu referuar dëshmive të motrës të së ndjerës, Genta Arrazi tregon se Ergysi e kishte tradhëtuar disa herë Almën, por kjo e kishte falur për hir të fëmijëve. Por kulmi ishte kur Alma i ka kontrolluar telefonin dhe ka gjetur një video të burrit me të dashurën më të re, 18 vjeçare dhe natën që u vetëvra ajo i pa duke kaluar me makinë në qytet. m.p.

Të fundit

“Ishin perfektë dhe të ndërgjegjshëm”/ Berisha bëhet nostaligjik për diktaturën komuniste

Sali Berisha iu rikthye edhe një herë kohëve të vjetra të rinisë së tij komuniste, teksa u shfaq nostalgjik...

Berisha po përdor mandatin e deputetit për të shpëtuar nga burgu!

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka bërë një radiografi të thelluar të situatës aktuale politike në Shqipëri, duke u ndalur me tone kritike dhe...

Bebe Rexha, në krye të listës së Billboard për këngët më të dëgjuara të shekullit

Një tjetër sukses madhështor për Bebe Rexhën! Artistja shqiptare me famë botërore është renditur në vendin e parë në listën e 100 këngëve më...

Ishte gruaja e 25-të e një burri rreth 80 vjeç/ Historia tronditëse e 39-vjeçares

Historia që po trajtohet ditën e sotme në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” ka të bëjë me një grua 39-vjeçare, nënë e...

Stërvitja më e bukur për t’u bërë qytetarë… Europianë!

Nga Alba Malltezi Ne shqiptarët jemi mësuar me stërvitje nga më të ndryshmet. Historia dhe fati na kanë sjellë lloj lloj rrethanash të pabesueshme. Edhe...

Lajme të tjera

Web TV