200 mijë tifozë në shëtitore, Napoli feston titullin kampion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lum pasioni që rrjedh paralel me detin, blunë e të cilit e ndan edhe vetë. Është spektakli i pabesueshëm i krijuar nga dyqind mijë tifozë të Napolit që u ‘derdhën’ përgjatë afërsisht tre kilometrave të bregdetit, duke filluar nga ‘Piazza Vittoria’, ku filloi parada e autobusëve të dekoruar për festimet e titullit kampion të 4-t në Serie A.

Krahasuar me euforinë e natës së së premtes, asgjë nuk ka ndryshuar. Gëzimi është ende i papërmbajtshëm. Trombë, flamuj, bomba tymi, altoparlantë përgatitën ‘përqafimin’ me të cilin ekipi u prit për të nisur festën. Kryetari i Bashkisë, stafi, presidenti i klubit dhe futbollistët mbërritën nga deti.

Një autobus ishte rezervuar për lojtarët, një tjetër për De Laurentiis, drejtuesit, stafin teknik dhe punonjës të tjerë të klubit. Ndërsa kalonin, një flakë blu shoqëronte dy automjetet, me bomba tymi dhe flamuj që valëviteshin. Parada zgjati pak më shumë se një orë e gjysmë.

Një tjetër festë private për ekipin është planifikuar për mbrëmjen e së hënës, ndërsa nesër (27 maj) skuadra do jetë në Vatikan ku do pritet nga Papa Leoni i XIV. m.p.

Të fundit

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Tragjedia e Koçanit, shpërndahen 30 milionë denarë për familjarët e viktimave

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shpërndajë 30 milionë denarë, për viktimat nga zjarri shkatërrues në diskotekën e Koçanit. Sipas mediave vendase, mësohet...

Gjykata e Durrësit “detyron”nënën të jetojë në një pallat me vrasësin e djalit

Më 14 shkurt 2024, një krim i rëndë tronditi lagjen nr. 18 në Durrës. Një 46-vjeçar, Halil Koka, u vra me thikë nga fqinji...

A do të ketë reshje shiu?/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Lajme të tjera

Web TV