Alimehmeti duhet të refuzojë mandatin që synojnë t’ia vjedhin Agron Shehajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

KRESHNIK SPAHIU – Mandati i 14 i Partisë Demokratike, është bërë tema e ditës në retorikën e Partisë Demokratike. Qartazi është një mesazh për Edi Ramën nga miku i tij i vjetër Sali Berisha.

Populli thotë: “Berisha po troket në dritare, që ta dëgjojë dera”. Por a do pranojë Edi Rama që mandatin e Erald Kaprit të Partisë Mundësia ta bëjë kurban duke ja dhënë Partisë Demokratike?

Jo rastësisht “molla e sherrit” po bëhet mandati i dytë në Tiranë i partisë Mundësia. Nëse ka një fakt që hedh poshtë alibinë e vjedhjes zgjedhjeve janë partitë e reja. Rrjedhja e votave të Partisë Demokratike nuk erdhi nga krimi organzuar por nga partitë e reja.

Tre parti Mundësia, Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet morën 100.000 vota dhe i hoqën Partisë Demokratike 8-9 deputetë në 8 qarqe të Shqipërisë. Berisha mund të ankohet për zgjedhjet në Amerikë por nuk do të bind askënd si “bandat kriminale” të Endri Shabanit, Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt arritën ti heqin 8 mandate Partisë Demokratike madje edhe atje ku ato nuk fituan Fier, Vlorë, Korcë, Berat, Durrës etj.

Partia Mundësia ka marrë 100% elektorat të djathtë dhe me meritë ka nxjerrë në Tiranë deputet një intelektual rrace dhe një pinjoll të familjeve patriotike. Erald Kapri i lindur në internim dhe nga një familje disidentësh politik nuk mund bëhet kurban i pranimit zgjedhjeve dhe tekave të Sali Berishës.

Fundja ne nuk mund presim asgjë pozitive nëse do ndodh një pakt i ri Berisha-Rama. Nëse kishte ndonjë risi në këto zgjedhje ato ishin partitë e reja por dhe deputetët Tabaku apo Alimehmetin që bënë fushatë më “Madhështore” se gjithë koalicioni Berisha + 23 parti.

Lexo edhe :  Pas triumfit në zgjedhje/ Rama mbledh ministrat të premten në Gjirokastër

Për këto arsye Dr. Ilir Alimehemti duhet ruaj integritetin e fituar me shumë popullaritet dhe të refuzojë një mandat që i vidhet deputetit Kapri nga Mundësia e një konçesioni Rama-Berisha. m.p.

Të fundit

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi...

Gjermanët kursejnë shumë, burrat më dorështrënguarit! Ja arsyet

Gjermanët nuk e kanë problem të marrin kredi, por preferojnë të kenë kursime në rast të një situate të paparashikueshme, në mënyrë që kredia...

Projekti i BB për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD

Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit i”Zhvillmi i Integruar Urban dhe Turizmi në Shqipëri” mbështetur...

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve, çdo bëhet me punëtorët sezonalë?

Qeveria greke ka njoftuar masa të reja më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke planifikuar eliminimin e një rregulli që u lejonte emigrantëve...

Me blloqet shumëngjyrëshe, Piramida e Tiranës përfaqëson një Shqipëri në ndryshim

Maja e Piramidës, siç e quajnë banorët e Tiranës, është një vend i shkëlqyer për të parë horizontin e kryeqytetit të Shqipërisë, shkruhet në...

Lajme të tjera

Web TV